Nga data 04-05.12.2017 u mbajt workshopi i organizuar nga TAIEX-i në bashkëpunim me AUV, me temën “ Vlerësimi i rrezikut Fitosanitar” në të cilin po morën pjesë Inspektoret Fitosanitar të AUV-së, zyrtaret kompetent nga MBPZHR nga Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve, profesor nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë “Hasan Prishtina” si dhe përfaqësues te organizatave ndërkombëtare që merren me çëshjet e prodhimtarisë bimore në Kosovë. prezantuan ekspertë të të njohur nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian: Astra Garkaje, nga Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes së Bimëve nga Letonia, ekspertë e njohur e nivelit ndërkombëtarë, anëtarë e paneleve dhe grupeve punuese e organizatave të rëndësishme. Mariangela Ciampitti, nga Agjencia regjionale e shërbimeve Bujqësore dhe Pyjore nga Regjioni Lombardy, Itali. Jacek Zandarski, nga Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes se Bimëve dhe shërbimi për inspektimin e farërave të Polonisë.
Duke pasur parasysh se bimët dhe produktet bimore mund të kenë qasje në tregun e Bashkimit Evropian vetëm nëse i përmbushin kriteret dhe kërkesat e standardeve Evropiane. Ky workshop krijoj një mundësi të mirë për Sektorin Fitosanitar të AUV-së si dhe zyrtarët e lartë nga MBPZHR të marrin informacione sa i përket sistemit të vlerësimit të rrezikut fitosanitar në mënyrën e përgatitjes se sistemit të vlerësimit dhe analizës se rrezikut, ngarkesave qe vijnë përmes importit në pika kufitare si dhe mënyrave potenciale te përhapjes së organizmave të dëmshëm në brendi të territorit të Republikës së Kosovës.
Ekspertet Evropian nga Italia, Polonia dhe Letonia do paraqiten informacione të rëndësishme bazuar në përvojat e vendeve të tyre në mënyrën e organizimit institucional për vlerësimin dhe analizën e rrezikut të dëmtuesve. U shtjelluan tema të rëndësishme si dhe mënyra e organizimit të shërbimeve të ndryshme shtetërore ne shërbim te vlerësimit dhe analizës së rrezikut për sëmundjet dhe dëmtuesit e bimëve dhe produkteve bujqësore. Ndërmarrjen e masave Fitosanitar në menaxhimin rrezikut si dhe mbajtjen e shënimeve dhe shpërndarjen e informacioneve.