Vizita e delegacionit nga UNICEF-i

Me datën 18/03/2016, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Dr. Valdet Gjinovci, priti në takim Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Znj. Laila Omar Gad të shoqëruar nga Dr. Agron Gashi dhe znj. Kozeta Imami. Në takim u diskutua lidhur me vizitën e fundit të ekspertit ndërkombëtar, Z. Quentin Johnson, vlerësimin lidhur me procesin e pasurimit të miellit me hekur dhe acid folik në Kosovë në bazë të legjislacionit, sfidat të cilat janë duke përcjellur këtë proces si dhe propozimet për t’a përkrahur dhe zbatuar legjislacionin për të mundësuar shëndet më të mirë për fëmijët dhe gjithë popullatën.

Po ashtu të pranishmit u njoftuan mbi procesin e monitorimit të këtij procesi nga ana e inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Z. Gjinovci e falënderoi znj. Laila Omar Gad  dhe të pranishmit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, ofruar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe vazhdimin e mbështetjes në të ardhmen.