Vaksinimi nga ajri kundër sëmundjes se tërbimit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes projektit të financuar nga BE, duke filluar nga data 26.10.2020 deri me 30.10.2020 ka planifikuar të zhvilloj fushatën e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër sëmundjes se ‘’Tërbimit’’. Projekt i iniciativës rajonale të kontrollit të sëmundjes se tërbimit në tërë Ballkanin Perëndimor. Përfitues i së cilës është edhe Republika e Kosovës. Të gjitha koordinatat për hapësirat mbi të cilat do të shpërndahen vaksinat janë planifikuar, ku do të përfshihen të gjitha malet e brezit kufitarë.

Kafshët e egra,  kryesisht dhelprat konsiderohen si bartës kryesor sëmundjes se tërbimit, e cila pastaj përmes kontaktit mundë të transmetohet edhe të qentë dhe njeriu. Është sëmundje e rrezikshme e cila mund të ketë pasoja fatale. AUV është përgjegjëse për ndikim në uljen e rrezikut nga kjo sëmundjet infektive qe bartën nga kafshët tek njeriu. Bashkimi Evropian  si financues i projektit, po vazhdon ta ndihmoj Kosovën në ruajtjen e shëndetit të kafshëve për të ndikuar direkt edhe në shëndetin publik.

Fal  efektit qe kanë dhënë projektet në vazhdimësi të vaksionimit nga ajri, vendi ynë nuk ka shënuar asnjë rast pozitiv në këtë sëmundje. Vaksinat janë të sigurta dhe nuk paraqesin rrezik për shëndet të njerëzve apo kafshëve bazuar në përshkrim të prodhuesit të vaksinës.  Nëse hasen ne vendbanime, rekomandohet që ato  të largohen duke përdorur dorëza. Nëse ndodh që të keni kontakt direkt me ndonjë vaksinë të hapur apo dëmtuar duhet që ta vizitoni qendrën më të afërt shëndetësore. Forma e vaksinës është tabletë me dimensione pak me të mëdha se ato qe përdoren tek njerezit.

Në ketë faze do të shpërndahen rreth 280000 doza vaksinë,  kryesisht në zonat malore në gjithë territorin e Kosovës.