USDA / FAS Programi Borllaug Fellowship

Ambasada Amerikane ne Kosovë përmes programit Borllaug Fellowship ka ndihmuar sektorin veterinarë me shkëmbim përvojash mes eksperteve profesor nga Universitete të ndryshme të Amerikës dhe punonjësve institucional të autoriteteve të bujqësisë. Fillimisht, tre ekspert veterinarë nga Kosova kanë qëndruar për dy muaj në SHBA për trajnime me tema të ndryshme në veterinari.

Në vazhdimësi te këtij programi shtate expert te fushës se veterinarisë nga qendra bujqësore dhe fakulteti i veterinarisë nga Louisiana për një jave janë duke qëndruar në vendin tone, me qëllim dhënien e përvojave  në interes për vendin tonë.

Një ligjëratë një ditore me agjendë të ngjeshur  sa i përket temave të trajtuara rreth veterinarisë është mbajtur në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku pjesëmarrës kanë qenë një numër i madhe i veterinareve dhe eksperteve tjerë qe ndërlidhen me veterinarinë duke përfshi stafin e Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve , stafin e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë, Fakultetin e Veterinarisë dhe praktikat private veterinare të përfaqësuara nga  Oda Veterinare e Kosovës si dhe profesor dhe student nga fakulteti i veterinarisë.

Ekspertët nga Amerika ishin të përgatitur mirë të cilët organizuan ligjëratë interaktive  ku përveç temave që ishin paraparë në agjendë u diskutuan edhe shumë probleme të cilat janë karakteristikë për Kosovën. Dhënia e një ligjëratë të pasuruar me burime të shumta shkencorë. Lidhshmëria me shembuj praktik i bëri mirë të kuptueshme dhe atraktive për audiencën në sallë. Një kombinim ligjërimi mes eksperteve të huaj dhe atyre nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë se Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve, Shaban Gollopeni  dhanë një krahasueshmeri të mirë për zgjidhje të çështjeve të njëjta me karakteristika të ndryshme.

U trajtuan sëmundjet e kafshëve për masat mbrojtëse, parandaluese, kontrolluese dhe eliminuese të tyre, strategjitë të cilat duhen hartuar e ndryshuar për të nxjerr rezultate sa më të mira. Forma e trajtimit të mostrave dhe analizimi i tyre. Zinxhiri i reagimit të shpejt ne rastet e shpërthimit të sëmundjes nga praktika veterinare private, inspektoret e AUV deri në nxjerrje të rezultatet e e diagnostifikimit të sëmundjes përmes rezultatit të analizave laboratorike. Gjithashtu janë trajtuar tema për të ushqyerit e kafshëve menagjimi i tyre, teknikat e mira te riprodhimit, mirëmbajtja e thundrave te gjedhit  etj.

Ditët në vijim kryesisht do të punohet në terren me  grupe të interesit në të cilat janë të përfshira Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë, Universiteti i Veterinarisë, qendra e GENKOS per prodhim te fares, fermat blegtorale,  tregjet e kafshëve, praktikat veterinare etj.