U mbajt punëtoria, Kontrollet zyrtare në bazë të Kritereve Mikrobiologjike

Nga TAIEX u organizua punëtoria me temën “Kontrollet zyrtare në bazë të Kritereve Mikrobiologjike” Kjo punëtori kishte për qëllim njoftimin nga afër me veqoritë lidhur me zbatimin e rregullores për Kriteret Mikrobiologjike nga ana e zyrtareve të AUV-së sipas sektorëve kompetent.

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë Dr. Gjinovci. Falënderoj organizatorin për mbështetjen e vazhdueshme qe po i jep autoritetit në shumë fusha. Përmes kësaj punëtorie po trajnohen zyrtaret qe direkt janë të ndërlidhur me zbatueshmerinë e saj. Shembujt praktik qe do të ligjërohen nga ekspertet do ta bëjnë edhe me te lehtë punën sipas rregullave të reja.

Në punëtori u prezantuan shumë specifika të nevojshme për zbatim të rregullores sikur se ato të ndërlidhura me infrastrukturë institucionale ashtu edhe teknologjike. Gjithashtu u prezantuan modele të zbatimit të vendeve të ndryshme të BE-së ,kryesisht të Sllovakisë ,Sllovenisë dhe Lituanisë. Ishte për tu lavdëruar participimi i mjaftueshëm nga gjithë zyrtarët e AUV-së, sidomos interesimi dhe motivimi  i tyre për të kuptuar më shumë lidhur me Kriteret Mikrobiologjike në përgjithësi po ashtu obligimet dhe përgjegjësitë e të gjithë akterëve në zinxhirin ushqimorë.

Gjithmonë përmes avancimit t; procedurave të kontrollit sipas kritereve të avancuara rritet siguria e produkteve e cila shkon ne të mirë të shëndetit publik.