U mbajt punëtori për vaksinimin e qenve shtëpiak dhe kontrollin e qenve endacak

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e përkrahur nga Projekti EUDCE i financuar dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së ne Kosovë kanë organizuar një punëtori për të diskutuar lidhur me gjetjen e zgjidhjeve me te mira për të implementuar strategjinë kundër sëmundjes se tërbimit në shkallë vendi.

Si problematik qe ka përfshirë vendin tonë numri shumë i madhe i qenve endacak  shpeshherë ka rrezikuar shëndetin e përgjithshëm publikë ne Kosovë.

Fillimisht mungojnë të dhëna të sakta lidhur me numrin e qenve në qofshin ata shtëpiak apo endacak gjë qe pengojnë arritjen e rezultateve edhe ne luftimin e  sëmundjeve  infektive pasi qe është i pamundur vaksinimi masiv i qenve pa pronar. Agjencia është duke bërë një plan qe shumë shpejt të filloj identifikimin dhe regjistrimin e qenve në vend.

Qe të krijohet një data bazë me të dhëna të sakta mbi numrin dhe shtrirjen e tyre gjeografike. Në ketë formë bashkë me Komunat do të bashkërendojnë aktivitete duke monitoruar projektet e tyre për luftim të qenve e endacak qe bashkërisht të nxjerrin rezultatet të prekshme
Drejtori nga Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve AUV dha  informata lidhur me gjendjen e përgjithshme sa i përket sëmundjes se tërbimit në Kosovë me popullatën e qenve shtëpiak dhe endacak të arriturat deri me tani dhe sfidat qe janë paraqitur.

Ekspertë të tjerë ndërkombëtarë ata nga Universiteti i Prishtinës dhe nga institucione dhe shoqata tjera kontribuuan duke prezantuar plane dhe ide të krahasuara me të vendeve qe kanë nxjerrë rezultat për luftimin e sëmundjes se tërbimit por edhe në mbajtjen nën kontroll të shtimit të popullatë se qenve.

Programi afatgjatë i AUV-së për kontrollin e sëmundjes së tërbimit ka filluar qe nga viti 2001 duke organizuar aksione vaksinimi të qenve shtëpiak dhe kafshëve tjera shoqëruese. Dhe nga viti 2010 AUV ka përfituar një projekt 5 vjeçar për luftimin e sëmundjes se tërbimit.

Ku ne 2 vitet e para është vaksinuar nga ajri përmes vaksinave karrem për luftimin e sëmundjes se tërbimit tek kafshët e egra pasi qe dhelpra dhe kafshët tjera konsiderohen si transmetuesit apo bartësit kryesor të kësaj sëmundje . Tani deri ne vitin 2015 do të përfundoj edhe vaksinimi masiv tek qenet shtëpiak dhe endacak qe të përmbyllet me sukses luftimi i tërësishëm i sëmundjes.

Deri me tani të gjitha komunat në Kosovë kanë të parapara projekte vjetore për qenet endacak projekte këto gjithmonë  në koordinim me strategjinë AUV-së  dhe të mbështetura nga sektori për mirëqenie të kafshëve ku ne vazhdimësi kemi   përkrahur qendrat strehimore të qenve ne Kosovë dhe jemi ne rrugë të mirë qe të zgjidhim këtë problem qe do të ndikojë ne shëndet të përgjithshëm publik