U asgjësuan shtrudllet të cilat rezultuan pozitiv ne Oharotoksinen A

Sot inspektorati Sanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë bëri asgjësimin e 31992 copë shtrudlle me fiq të prodhuesit Medela nga Serbia, të cilat ishin të ndaluara për tregtim nen dyshimin e prezencës se Oharotoksines A. Pas dërgimit të mostrave ne laboratorë dhe testimit të tyre, disa nga mostrat kanë rezultuar pozitiv.

Menjëherë për ato lloje të prodhimit qe kanë rezultuar pozitiv sipas emrit të produktit, fabrikës prodhuese dhe serisë se prodhimit është nxjerr vendimi për asgjësim. Ndërsa pjesa tjetër qe ka rezultuar se i plotëson kushtet për konsum është lejuar të kthehet ne treg për shitje.

Sot asgjësimi është kryer ne deponin e mbeturinave të regjionit të Pejës në prezencë dhe mbikëqyrje të inspektorëve sanitar për tu siguruar se e gjithë sasia po shkatërrohet. Po ashtu po sigurohet edhe asgjësimi ne hapësirën e paraparë  sipas kushteve higjienike sanitare për tu mos ndotur ambienti. Këto produkte kanë qen te larguar nga tregu prej momenti qe është shfaqur dyshimi. Deri me sot janë mbajtur nen masën e ndalese për qarkullim në treg dhe sot është kryer asgjësimi i plotë i të gjithë sasisë qe ka rezultuar pozitiv.

Tani ne tregun e brendshëm ka produkte shtrudlle të prodhuesve të ndryshëm por qe janë të analizuara dhe i plotësojnë kushtet e sigurisë për konsum. Andaj nuk duhet të kenë dyshim për to.  Konsumatorët do të jenë të mbrojtur gjithmonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë  nga produkte të dyshimta.