Tryeza për mbrojtjen e Konsumatorit

U mbajt tryeza e rrumbullaket nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për mbrojtjen e konsumatorit për nder te javës së konsumatorit ngjarje kjo qe përcillet me shumë aktivitete ne mbar boten. Pjesëmarrës ne këtë takim ishte edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Z.  Valdet Gjinovci. Nga moderatorja e takimit institucioni i AUV-se u cilësua si kryesori ne mbrojtjen e konsumatorit duke ju referuar rëndësisë dhe volumit te punëve që ka .

Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së , z. Gjinovci shprehu gatishmëri dhe përkushtimin e vazhduar për ruajtjen e shëndetit të konsumatoreve ne vendin tonë përmes ushqimit të sigurt dhe cilësor. Ç do ditë inspektorët tanë janë ne terren për te mos lejuar asnjë produkt që nuk është i kontrolluar të u shërbehet atyre per konsum. Ne çdo punë e dimë qe ka vërejtjeje, kur marrim parasysh ne, punën shumë komplekse qe kryejmë mund të ketë edhe defekte . Por jemi të gatshëm që këto defekte ti sanojmë bashkërisht me konsumatoret tanë te cilët duke na njoftuar ne për te gjitha vërejtjet qe hasen ne terren dhe ju garantoi se inspektorët tanë do të ju përgjigjën dhe do të marrin masat e nevojshme .