Trajnohet stafi i Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë, për detektimin e Aflatoksinave me metoda konfirmative

Me kërkesë të Agjencisë se ushqimit dhe Veterinarisë TAIEX-i ka ndihmuar Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë duke financuar ardhjen e një  ekspertit nga Instituti Zooprofilato Sperimentale, ,Bruno Ubertini,,nga Bresha e Italisë.

Gjatë gjithë  javës së kaluar eksperti dha  trajnime bazike për zbatimin e metodave konfirmative për detektimin e Aflatosinave ne ushqime ( me theks të veçanet AFB1 në ushqime të kafshëve dhe AFM1  në qumësht ).

Gjatë 5 ditëve të qëndrimit të tij ne Laboratorin e AUV njoftoi stafin   për Legjislacionin e BE-së për aflatosina  dhe përdorimin e metodave  konfirmative për detektimin e tyre në ushqim  në bazë të këtyre rregulloreve si dhe u shpjeguan limitet e permajtëjës se aflatoksines për disa lloje të ushqimeve.

Përveç ligjëratave teorike stafi u trajnua edhe ne  punë praktike rreth përdorimit të metodave me aparaturë e cila i posedon  në LUV. Deri me tani laboratori ka punuar me metoda të shpejta  testuese në detektimin e aflatoksines. Pas këtij trajnimi do ti mundësoj stafit të LUV-it që në një të ardhme të afërt të praktikoj dhe të zhvilloj metodat konfirmative për dy parametra ne aflatoksin .

Përveç aflatoksines ekspertit ka  interpretuar të dhëna bazike në detektimin e antibiotikeve në ushqim me prejardhje shtazore ( sulfonamideve ) në qumësht, gjithmonë duke përdorur
pajisjet  që disponon LUV.

Pajisjet qe posedon Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë gjejnë zbatim të madh për identifikimin e mbetjeve në ushqim me prejardhje shtazore, kjo aparaturë do të përdoret edhe për analiza të tjera të cilat dalin konform planeve nacionale të planifikuara nga AUV-ja gjithmonë në harmoni me ligjet e Kosovës, të hartuara dhe harmonizuara me ligjet të BE-së për sigurinë e ushqimit në vend.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me përkrahjen qe është duke marrë nga organizata ndërkombëtare është ne rrugë të mirë qe të ngrisë kapacitetet e veta laboratorike qe ne te ardhmen analizat për shumë parametra të kryhen ne vendin tonë. Kjo do të sjell rezultatet me të shpejta të analizave dhe me kosto me të ulet.