Thirrje për fermerët mbajtës të Derrave për shkak të përhapjes se sëmundjes Mortaja Afrikane e Derrave në rajon

Duke marrë parasysh situatën e rënduar epidemiologjike në vendet e rajonit, ku janë konfirmuar shpërthime të Mortajës Afrikane të Derrave (ASF). Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u bën thirrje të gjithë fermerëve që mbajnë derra të tregojnë kujdes të shtuar dhe të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë në fermat e tyre. Edhe pse deri më tani kjo sëmundje nuk është konfirmuar në Republikën e Kosovës, rreziku i përhapjes mbetet i lartë. Për këtë arsye, aktivizimi i masave mbrojtëse është mënyra më e mirë për parandalim të përhapjes në fermat tona.

Në mbështetje të Ligjit Nr. 2004/21 për Veterinarinë. AUV kërkon nga fermerët mbajtës të Derrave të aktivizojnë masat e përgjithshme për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjes Mortajës Afrikane e Derrave (ASF)

Masat e përgjithshme:

• Të kufizoni hyrjen e personave dhe automjeteve të panevojshme në fermë.

• Të dezinfektoni rregullisht hyrjet, pajisjet, automjetet dhe këpucët para hyrjes në objektet ku mbahen derrat.

• Të mos lejoni kontaktin e derrave të fermës me derrat e egër.

• Të mos përdorni mbetje ushqimore për ushqimin e derrave.

• Të blini kafshë vetëm nga ferma të regjistruara dhe me dokumentacion veterinar.

• Të njoftoni menjëherë veterinerin ose Zyrën Regjionale të AUV-së nëse vëreni ngordhje të papritura, temperaturë të lartë, mungesë oreksi, dobësi apo shenja të tjera të pazakonshme tek derrat.

Mortaja Afrikane e Derrave nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin e tyre. Megjithatë, ajo është një sëmundje qe përhapet me shpejtësi tek derrat nëse nuk respektohen masat e biosigurisë. Nga e cila shkaktohen humbje të mëdha ekonomike.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet në monitorim të vazhdueshëm të situatës epidemiologjike dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve në Republikën e Kosovës.

Bashkëpunimi dhe përgjegjësia e çdo fermeri janë thelbësore për të parandaluar hyrjen dhe përhapjen e kësaj sëmundjeje. Mbrojtja e fermës suaj fillon me zbatimin e masave të biosigurisë.