Takimin i dytë i Komitetit Drejtues të projektit në avancimin dhe funksionalizimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit

Me datë 29.01.2020, u mbajt Takimin i 2të i Komitetit Drejtues i projektit «Përkrahje për Agjencinë e Kosovës për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në avancimin dhe funksionalizimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe rritjen e kapacitetit për të zbatuar një qasje të integruar në sigurinë e ushqimit» Projekt ky i cili fokusohet  në lëmin e Teknologjisë Informative: avancimi i sistemeve ekzistuese dhe krijimi i sistemeve të reja softvuerike për nevojat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Projekti ka filluar në qershor të vitit 2019 dhe do të përfundoj në qershor të vitit 2021, është i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian. Kompanitë implementuese që priten ta zhvillojnë sistemin janë njëra vendore dhe tjetra ndërkombëtare, me një eksperience të gjatë fushën krijimeve të sistemeve të informacioneve. Në takimin e dytë u diskutuan mbledhja e informatave të deritanishme sfidat të cilat po paraqiten. Ndjekja e hapave sipas planit të paraparë në projekt.

Këto sisteme do të lehtësojnë dukshëm punën e inspektorëve në terren, raportimeve të kontrolleve të cilat pastaj ndihmojnë në hulumtime dhe gjurmueshmerinë në siguri të ushqimit shëndet të kafshëve dhe bimëve. Aty do të përfshihen regjistrimet  kompanive qe merren me ushqime dhe shëndetin e kafshëve. Organizimi i informatave përmes sistemeve të teknologjisë se informacionit, po tregon rezultatet në shumë fusha, njëjtë do të kontribuoj edhe në ngritje të nivelit të sigurisë se ushqimit dhe shëndetit të përgjithshëm publik