Takim me Përfaqësuesit nga elementi për Mbështetje Civile-Ushtarake

Me datë 17/03/2016, Kryeshefi Ekzekutiv  i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Dr. Valdet Gjinovci, priti në takim delegacionin e Elementit për Mbështetje Civile Ushtarake pranë Ambasadës se Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në Prishtinë, në përbërje nga znj. Rosaura Villasana, z. Robert Villar, z. Douglas Castellano dhe znj. Besa Binçe.

Me këtë rast gjatë bashkëbisedimit të pranishmit u njoftuan mbi aktivitete të cilat mbulohen nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe u diskutua mbi mundësin e bashkëpunimit në të ardhmen.