Takim me operatoret e biznesit për licencimin e depove ftohëse

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ne bashkëpunim me Bankën Botërore me date 09.11.2011 ka organizuar një takim informues rreth procesit të kushteve te licencimit të depove ftohëse . Ne takim u shpalos vlerësimi i deritanishëm i inspektimit, realizuar tek operatoret qe kanë aplikuar. Ne bazë të vlerësimeve të komisionit qe ka rrjedh nga pyetësori qe është plotësuar gjate vizitave qe u janë bere depove ftohëse, ato u njoftuan për kategorizimin e depove te tyre, varësisht prej kushteve te objekteve dhe procedurave te aplikuara për garantimin e sigurisë se ushqimit. Kategorizimi është bere me shkronja nga A deri ne D dhe varësisht nga shkalla e kategorizimit të objektit do te përcaktohet frekuenca e inspektimeve brenda vitit. Pjesëmarrësit u njoftuan për mangësitë te cilat janë vërejtur gjatë inspektimeve, të cilat duhet te eliminohen për tu ngritur ne shkallë vlerësimi. Subjektet të cilat nuk bëjnë eliminimin e vërejtjeve rrezikojnë te humbin te drejtën e importit. Vërejtjet e paraqitura nga anëtarët e komisionit ishin kryesisht te qeshtejeve teknike mirëmbajtja e higjienës, si dhe mungesa e sistemit adekuat për produktet e kthyera nga tregu qe nuk janë për konsum publik. Vërejtje u dhanë edhe për mbajtjen ne evidencë te temperaturave te ruajtjes se produkteve si dhe për evidentimin e datave të skadimit të produkteve te pranuara dhe te distribuara.

Përfaqësuesit e bizneseve ishin falënderues dhe mirënjohës për punën e komisionit te AUV-së gjatë vlerësimit ku përveç një vlerësimi te drejt dhe real ata ishin edhe bashkëpunues, këshillues për çdo paqartësi qe hasnin ne pyetësorin vlerësues. Falënderimi ishte edhe për Bankën Botërore e cila beri financimin e këtij takimi këshillues për mënyrat e përmirësimit të kushteve për ruajtjen e produkteve ushqimore.

Njëra nder pikat e takimit ishte prezantimi për procedurat e implementimit të sistemit te sigurisë se ushqimit HACCP (Analiza e rrezikut të pikave kritike të kontrollit) ku u ligjërua se si operatoret obligohen të implemntojne procedurat e sistemit te vetëkontrollit te bazuara ne principet e sistemit HACCP

Mënyra e vlerësimit dhe kategorizimi i depove ftohëse deri më tani(09.11.2011)

Kategoria A Kategoria B Kategoria C Kategoria D
450-550 400-450 300-400 250-300
1 7 4 1