TAIEX mbështetë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, për trajnimin e stafit në luftimin e sëmundjes Gjuha e Kaltër

Sot u organizua trajnimi për Sëmundjen Gjuha e Kaltër, sëmundje kjo e cila e ka prekur vendin tonë vitin e kaluar.  Kjo punëtori kishte për qëllim njoftimin nga afër me të rejat rreth luftimit të kësaj sëmundje, e cila shfaqet si pasojë e kushteve klimatike ku si bartës i sajë është mushkonja. Ekspertët ndërkombëtar mbajtën prezantime të praktikave të mira në luftimin e sëmundjes. Ata sollën të dhëna të reja mbi masat preventive të cilat duhet të ndërmerren ne rastet qe ndodhin. Shumë të gjetura shkencore të vërtetuara ishin risi për njohurit e ekspertëve vendor. Këto njohuri do të implementohen ne të ardhmen nga veterinaret ne teren në koordinim me zyrtaret shtetëror dhe Laboratorin e Ushqimit dhe veterinarisë.

TAIEX në vazhdimësi është duke mbështetur AUV-në ne ngritje të kapaciteteve humane në fushat përkatëse të cilat i ka për mandat qe ti menaxhoj. Në këtë trajnim përveç zyrtareve të Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenës se Kafshëve, prezent ishin stafi i laboratorit të sëmundjeve të kafshëve dhe veterinarët e teren të cilët janë fronti i parë në luftimin e kësaj sëmundje. Këta të gjithë formojnë ciklin në luftimin efektiv të sëmundjes Gjuha e Kaltër. Prezenca e të gjithë oponentëve e bëri të suksesshëm këtë trajnim për ata të cilët do të merren me ketë problematik ne vendin tonë.