StrayCoCO mbështetë AUV-në me 10 mijë pasaporta të qenve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pranoi donacion 10000 pasaporta të qenve me pronar nga organizata për mbrojtjen e kafshëve StrayCoCO me seli ne Zvicër.  Pasaportat e qenve janë dokument unik i Republikës se Kosovës të cilin Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve e ka krijuar për t’ju shërbyer pronareve te qenve. StrayCoCO për një kohë të gjatë është duke e mbështetur AUV-në rreth zhvillimit të pçolitikave në shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve.

Drejtori Ekzekutiv i AUV-së z. Kadriu bashkë me z. Heta nga DSHMK përmes DMV Blendi Bejdoni si përfaqësues i StrayCoCo ne Kosove falënderuan për mbështetjen. Atat i shprehën gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit  edhe ne te ardhmen. AUV shume shpejt do te fillon shpërndarjen e pasaportave. Te gjithë pronaret e qenve do të pajisen me pasaporta falas të cilat janë dhuratë nga organizata . Ne te njëjtën kohe do te behet regjistrimi it e gjithë qenve me pronarë ne vend.