Sot u organizua dita fushore e grurit

Drejtori Ekzekutiv i AUV-së z. Flamur Kadriu ne ditën fushore të grurit i përgezoj IBK-në për punën e arritur nga Instituti Bujqësor i Kosovës deri me tani në zhvillim të kapaciteteve hulumtuese laboratorike në fushën e shëndetit bimorë dhe kontrollit të tokave. Përderisa sot jam këtu në cilësinë e udhëheqësit të Autoritetit të Ushqimit dhe Veterinarisë sigurisht qe pa modesti u shpreh falënderimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm qe kemi në punët tona ditore duke na e lehtësuar punën në testime të mostrave dhe ofrim të shpejt të rezultateve laboratorike për mostrat qe u dërgojmë për testim në shëndetin bimorë dhe atë produkteve ushqimore me origjinë bimore. Ne jemi autoriteti ekzekutiv qe plotësohemi nga ju si institut analitik, qe se bashku formojmë binomin qe kompletojmë kontrollin e produkteve qe ne kemi për mandat të mbikëqyrim. Puna jonë e përbashkët mbron shëndetin bimorë dhe ofron produkte të kontrolluara ushqimore me origjinë bimorë për konsumatorët tanë.
Tutje z. Kadriu shtoj se: Gjithçka qe kërkohet nga institucioni qe unë drejtoj në frymën e bashkëpunim jam i gatshëm të ua premtoj se do e ofrojë. Sektorët e kontrollit Fitosanitar ai kufitar dhe i brendshëm pa dallim do të punojnë ngushtë me ju qe ne të kemi produkte sa me të kontrolluara për qytetaret tanë dhe me gjerë. Për fund nga të dhënat qe kam marrë nga sektori fitosanitarështë qe ne kemi shumë eksporte të produkteve me origjinë bimore në Evropë dhje me gjerë. Kjo dëshmon se të gjithë po u besojnë produkteve tona dhe besimi i tyre buron nga puna jonë.