Sot përfundojë projekti i binjakëzimit Mbështetje e Mëtutjeshme e AUV-së

Sot me datë 19.02.2014 u mbajte konferenca përmbyllëse e Projektit të Binjakëzimit, Mbështetje e Mëtutjeshme për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës. Përveç Kryeshefit Ekzekutiv Dr. Valdet Gjinovci, morën pjesë Z. Christof Stock nga Zyra e BE-së ne Kosovë, Znj. Henriette KÖTTER, nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë Menaxheri i projektit mbështetje e mëtutjeshme e AUV-së Dr Eberhard Haunhorst. Zyrtar tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, fermer dhe operator të bizneseve ushqimore

Qëllimi kryesor i projektit ishte kontributi në mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë duke siguruar ushqim të sigurt në përputhje me standardet e BE-së dhe për të forcuar kapacitetet e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës ( AUVK ), për të miratuar dhe zbatuar politikat dhe legjislacionin për shëndetin e kafshëve, bimëve dhe higjienën e produkteve ushqimore. Për më tepër, projekti mbështeti bizneset agro-ushqimore bujqësore për të zbatuar standardet e BE-së.

Fillimisht Dr Gjinovci shprehu mirënjohjen për Zyrën e BE-së që financoi këtë projekt shumë të domosdoshëm për AUV-në falënderoj të gjithë ekspertet qe punuan në ketë projekt qe dha shumë rezultatet ne fusha të ndryshme për rritje të kapaciteteve profesionale të zyrtareve për kontroll të ushqimit, si dhe ne nxjerrje të ligjeve, rregulloreve dhe udhëzuesve praktik për fushën e sigurisë ushqimore qe ne të njëjtën kohë do të përdoren edhe nga bizneset.

Z. Stock vlerësoi lartë projektin si të një fushe ku secilin qytetar do ta prek. Sepse secili ka nevojë për ushqime të sigurta dhe të shëndetshme. Ky projekt forcon infrastrukturën për tu arritur  qellimi, qe të kemi ushqime sa me të kontrolluara.

Zyrtarja e Ambasadës Gjermane ne Kosovë znj. KÖTTER, numëroi një mori projektesh ku Gjermania ka investuar tani e 15 vjet ne Kosovë. Ndërsa  ne këtë projekte ishte falënderuese qe shteti i saj direkt me ekspertë të institucioneve gjermane ndihmuan Kosovën ne ngritje të kapaciteteve institucionale.

Ky projekt u zbatua nga, Autoriteti Shtetëror për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Sigurinë Ushqimore ( LAVES ,) Saksonia e Ulët Gjermani dhe Autoriteti i Ushqimit dhe Veterinarisë i shtetit të Lituanisë. Këtë projekt ata e implementuan se bashku ne Agjencinë e Ushqimit Veterinarisë se Kosovës. Projekti ka mbështetur kapacitetet AUV-së për të vazhduar miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së , bazuar në mungesën e legjislacionit në lidhje me sigurinë ushqimore të veterinarisë dhe çështjeve fitosanitare. Janë realizuar punëtori , seminare, vizita studimore.

Projekti është një lidhje më tej për të mbështetur Kosovën dhe operatorët e biznesit të ushqimit për të përmbushur të gjitha kërkesat e nevojshme për të realizuar eksport te produkteve ushqimore në BE , qe përfshin paketën e plotë higjienike , si dhe të gjitha kërkesat e mëtejshme në fushën e shëndetit të kafshëve , shëndetit publik dhe kontrollin e mbetjeve.

Edhe pse ky projekt shënoj fundin me të arritura dhe suksese bashkëpunimi me vendet implementuese të projektit do të vazhdojë edhe ne te ardhmen, sa here qe paraqitet nevoja për bashkëpunim ne të mirë të konsumatorëve vendor.