Sot me datën 16.01.2017, u mbajt takimi nismëtar me ekspertët e projektit “ Mbështetje Zhvillimit dhe Zbatimit të Kontrolleve në Fushën Sanitare, Fitosanitare dhe Sigurisë së Ushqimit“

Sot me datën 16.01.2017, u mbajt takimi nismëtar me ekspertët e projektit “ Mbështetje Zhvillimit dhe Zbatimit të Kontrolleve në Fushën Sanitare, Fitosanitare dhe Sigurisë së Ushqimit“ projekt ky i financuar nga Komisioni Evropian, përfitues i të cilit është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila do të merret me zbatimin e këtij projekti.

Me këtë rast Dr. Valdet Gjinovci, i shoqëruar nga z. Arton Osmani, përfaqësues nga Komisioni Evropian, priti në zyrën e tij ekipin e projektit të kryesuar nga Dr. Cristiano Longo, udhëheqës i projektit, ku u diskutua mbi detyrat dhe përgjegjësit e projektit në dy vitet e ardhshme të zbatimit të tij.