Shënohet Dita e Patates në Pestovë të Vushtrrisë

Në fushat e komunave të Vushtrrisë dhe Obiliqit. Janë të mbjella parcelat me të mëdha të patates ne vendin tonë.  Një nga parakushtet për të pasur prodhimtari te suksesshme është kontrolli i patates nga gjenetika fara e saj deri tek produkti final. Kontroll i trupave inspektuese shtetërore garanton patate të sigurta për konsum vendorë dhe të jashtëm. Gjithmonë jemi në monitorim dhe kontroll qe të rrisim kualitetin dhe sasinë e patates sonë u shpreh Dr. Valdet Gjinovci Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë në fjalimin qe mbajti me rastin e shënimit të Ditës se Patates.

Patatja është bime me përhapje mjaft të gjere me aftësi të lartë prodhuese dhe përdorim të shumëllojshëm, është një kulturë bimore me leverdi të lartë ekonomike për tu kultivuar kudo ne Kosovë. Kjo kulture strategjike kultivohet ne sipërfaqe te mëdha, falë përshtatshmërisë se kushteve agroekologjike. Për  te pasur një kultivim te suksesshëm dhe profitabilë duhet të përdorim farë të shendosh nga aspekti shëndetësor – fare te certifikuar dhe  te pastër gjenetikisht. Vlerësimet e inspektorëve , pas kontrollit të patates të cilat janë mbajtur nen vëzhgim, pas ciklit të plotë kontrollues këtë vit  është dhënë vlerësimi nga inspektoret për  plotësim të kushteve ligjore  për konsum, po ashtu edhe plotësojnë kushtet për certifikim  për eksport.

Z. Gjinovci, me tutje shtoi se ne jemi të angazhuar si autoritet qe të jemi pran fermerëve prodhues të patateve jo vetëm si kontrollues, por edhe si mbështetës duke iu krijuar lehtësira në të gjitha procedurat apo kërkesat e tyre për kontroll dhe certifikim. Unë bashkë me stafin do të vazhdojmë të jemi pranë fermerëve për ti ndihmuar në zhvillimin e tyre.