Rihapen tregjet e kafshëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha Komunat e  Republikës së Kosovës, i cili është marrë si mase preventive  për parandalimin e përhapjes së Sëmundjes Gungore të Lëkurës tek  kafshët e llojit të Gjedhit. Me mbylljen e fushatës se vaksinimit masiv të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit  e cila ka zgjatur për një muaj. Duke mos pasur asnjë rast të kafshëve të prekura gjatë këtij viti.  AUV vendos që të rihap  tregjet dhe heq masën e ndalimit të lëvizjes se kafshëve .

Pasi është bërë monitorimin i kryerjes së vaksinimit dhe vlerësimi i situatës së shëndetit të kafshëve ne terren. Bazuar në të dhënat, sipas statistikave, të cilat rezultojnë me asnjë rast të raportuar, ku masa e vaksinimit ka dhënë efektin e duhur. Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve e AUV-së ka rekomanduar që mund të lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve.  Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së bazuar në këtë rekomandim, ka nxjerr vendim për shfuqizimin e menjëhershëm të pikave të vendimit paraprak, me të cilin, lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve të kafshëve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo për të ju mundësuar në të njëjtën kohë të gjithë fermerëve dhe qytetareve tregtim të lirë të kafshëve, gjatë kohës së festës së Kurban Bajramit.