Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit (EFSA) po monitoron nga afër situatën në lidhje me shpërthimin e sëmundjes koronavirus (COVID-19), që po prek një numër të madh vendesh në të gjithë globin. Aktualisht nuk ka asnjë provë që ushqimi është një burim ose rrugë e mundshme e transmetimit të virusit.
Kryesuesja shkencore e EFSA-së, znj. Marta Hugas, tha: \”Përvojat nga shpërthimet e koronaviruseve të mëparshëm, të tilla si koronavirusi i sindromës së rëndë respiratore akute (SARS-CoV) dhe koronavirus i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk ndodh. Për momentin, nuk ka prova që të sugjerojnë që koronavirusi është i ndryshëm në këtë drejtim\”
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka thënë se derisa kafshët në Kinë ishin burim i mundshëm i infeksionit fillestar, virusi po përhapet nga një person në person – kryesisht përmes spërklave kur personi tështitet apo kollitet. Më shumë informacion mbi koronavirusin dhe ushqimin mund të gjenden në këtë FAQ nga BfR, organi i vlerësimit të rrezikut të Gjermanisë.
Shkencëtarët dhe autoritetet në të gjithë botën janë duke monitoruar përhapjen e virusit dhe nuk ka pasur raporte të transmetimit përmes ushqimit. Për këtë arsye, EFSA aktualisht nuk është e përfshirë në përgjigjen ndaj shpërthimeve të COVID-19, por sidoqoftë, EFSA është duke monitoruar literaturën shkencore për ndonjë informacion të ri dhe të rëndësishëm.
Lidhur me sigurinë e ushqimit, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH/WHO) ka publikuar rekomandime paraprake duke përfshirë këshillat për ndjekjen e praktikave të mira të higjienës gjatë trajtimit dhe përgatitjes së ushqimit siç është larja e duarve, gatimi i mishit në tërësi dhe shmangia e kryq kontaminimit të mundshëm mes ushqimeve të pa gatuara dhe të gatuara.
Më shumë informacion mund të gjenden në faqen e internetit të OBSH-së. www.who.int
https://www.who.int/