Njoftim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës  se nga data 13.11.2012 deri me datë 16.11.2012 do behët vaksinimin nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit te kafshët e egra. Ky projekt financohet dhe menaxhohet nga Bashkimi Evropian.

Vaksinat janë të sigurta dhe nuk paraqesin rrezik për njerëz dhe kafshë, por rekomandohet qe nëse ato hasen në vendbanime të largohen duke përdorur dorëza. Nëse ndodh që të keni kontakt direkt me sy, hundë apo gojë me ndonjë vaksinë të hapur apo dëmtuar duhet që ta vizitoni qendrën më të afërt shëndetësore.

Për informacione shtesë mund të kontaktoni Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në: 080011122