Njoftim për fillimin e projektit “Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës, se nga nesër do të fillojë projekti “Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak”. Ky projekt është i financuar nga Qeveria e Kosovës dhe do të zgjasë deri ne fund të vitit 2018. Në projekt janë të përfshira të gjitha komunat në tërë territorin e Republikës se Kosovës. Në secilën komunë janë të kontraktuara praktikat private veterinare për kryerje të shërbimeve.

Projekti parasheh: zënien e qenve, mjekimin (vaksinimin dhe trajtimet e të nevojshme mjekësore), kastrimin, sterilizimin dhe ne raste të veçanta eutanazinë ( për eutanazi vendos veterinari duke respektuar aktet ligjore ne fuqi). Të gjithë qentë të cilët do të trajtohen do të shënjohen me numra identifikues të cilët do të jen lehtë të identifikueshëm.

Të gjithë qytetarët të cilët posedojnë kafshë llojit të qenve, të cilat i mbajnë si kafshë shoqëruese apo për nevojat e tyre shtëpiake apo të fermave (qen me pronar), Lusim qe gjatë, gjithë kohës sa zgjatë projekti ti mbajnë nen mbikëqyrje. Në të kundërtën ku do qe hasen në rrugë apo hapësira tjera të lirë. Do të trajtohen si qen endacak. Për të gjitha trajtimet qe u bëhen Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe praktikat veterinare të kontraktuara nuk mbajnë përgjegjësi.