NJOFTIM

Ka nisur Identifikimi dhe Regjistrimi i qenve me mikroçip në 8 komuna

Të gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës mbajtës të qeneve, ftohen qe ti regjistrojnë dhe ti pajisin me mikroçip dhe dokumentacion mbi pronësinë. Të gjitha shërbimet ofrohen falas, krejt çfarë  ju duhet të bëni është: ta dërgoni qenin tuaj tek veterinari me i afërt i kontraktuar. Përveç identifikimit dhe regjistrimit, AUV ofron falas edhe kastrimin/sterilizimin e qenve, për të gjithë pronarët e interesuar të marrin këtë shërbim por nuk është obligative.

Është obligim ligjor për çdo pronar të kafshës shoqëruese (qen) ta bëjë identifikimin dhe regjistrimin e kafshës së tij/saj. Përderisa ju jeni pronarë shteti ju mundëson qe ta legalizoni përmes një  mikroçip në trup, i cili ndërlidhet me të dhënat e pronarit, të cilat ruhen në Regjistrin Qendror të Kafshëve, i cili menaxhohet nga AUV. Procedura e vendosjes së mikroçipit është shumë e thjeshtë dhe aspak e dhimbshme për kafshën. Mikroçipi injektohet përmes gjilpërës nën lëkurën e kafshës, ashtu si vaksinat, dhe nuk ka nevojë për përdorim të anestetikëve për t’u aplikuar.

Subjektet veterinare të kontraktuara që ofrojnë FALAS shërbimin e identifikimit dhe regjistrimit si dhe të kastrimit/sterilizimit të qenve me pronar në 8 komunat e para është:

 

KOMUNA E PRISHTINËS

  1. “KING – PET” O.P. – DMV Selatin Mjeku – 044 557 870
  2. “VETERINA 1” SH.P.K. – DMV Shefki Ajdini – 044 268 141
  3. “Crazy Pet” SH.P.K. – DMV Dardan Pozhegu – 044 248 780
  4. N.SH “SPANA” – DMV Korab Gunga – 044 176 653

 

KOMUNA E MITROVICËS

  1. “MITRO VET” SH.P.K. – DMV Ahmet Osmani – 044 721 842
  2. A.V. “Veterinaria” – DMV Avni Kadriu – 044 196 693
  3. “BLENDOR KADRIU B.I.” – Blendor Kadriu – 049 461 010

 

KOMUNA E PEJËS

  1. ” ZOOVET ” SH.P.K. – DMV Henrik Nulleshi – 044 221 222

 

KOMUNA E FERIZAJ

  1. A.V. “Goni” – DMV Agron Pajaziti – 044 680 515
  2. A.V. “INDRITI” – DMV Mexhit Haxhimusa – 044 155 453
  3. “MY PET” SH.P.K – DMV Urim Guta – 044 860 712
  4. “Kushtrim Rexhepi B.I.” – DMV Kushtrim Rexhepi – 044 219 162
  5. “Heset Vranovci B.I.” – DMV Heset Vranovci – 044 608 619
  6. A.V. “Veterina” – DMV Ali Halili – 044 238 301
  7. “BESIM UKSMAJLI B.I.” – DMV Besim Uksmajli – 044 453 237

 

KOMUNA E VUSHTRRISË

  1. “Zenel Zhabari B.I.” – DMV Zenel Zhabari – 049 213 038
  2. “Pharmacion – Vet ” SH.P.K. – DMV Fevzi Gërxhaliu – 044 197 626
  3. “QERIM BASHOLLI B.I.” – DMV Qerim Basholli – 044 673 981
  4. “Veterina” – DMV Safet Osmani – 044 147 297

 

KOMUNA E DRAGASHIT

  1. “Rexhep Shala B.I.” – DMV Rexhep Shala – 044 201 082
  2. “Verim Mujaj B.I.” – DMV Verim Mujaj – 044 392 099

 

KOMUNA E DRENASIT

  1. “Sefedin Heta B.I.” – DMV Sefedin Heta – 044 180 947
  2. A.V. ”DRENAS” – DMV Elbasan Ibriqi – 045 494 589
  3. “VETERINARIA – DRENAS ” SH.P.K – DMV Florijan Mulaj – 049 226 365

 

KOMUNA E PODUJEVËS

  1. “Nazmi Lahu B.I.” – DMV Nazmi Lahu – 044 170 323
  2. “Sabri Halili B.I.” – DMV Sabri Halili – 044 274 668
  3. “Blerim Vërshevci B.I.” – DMV Blerim Vershevci – 044 319 412
  4. “Hamdi Aliu B.I.” – DMV Hamdi Aliu – 044 170 323
  5. “Isuf Berisha B.I.” – DMV Isuf Berisha – 044 170 323

 

Shpejt do të nisë identifikimi dhe regjistrimi i qenve edhe ne komunat tjera.

Nxito përfito të gjitha shërbimet falas  për qenin tuaj.

Për më shumë informata vizito: https://auvk.rks-gov.net