Njoftim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), njofton të gjithë fermerët blegtoral të Republikës së Kosovës, se duke filluar nga data 01.02.2014 deri me datë 31.03.2014 do të zhvillohet fushata për ri,regjistrimin e kafshëve, me të cilën do të bëhet verifikimi gjendjes reale të numrit të kafshëve ne ferma.

Qëllimi i fushatës është rifreskimi i bazës së të dhënave të Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve në nivel vendi, qe të dimë numrin e saktë të kafshëve në ferma ku  përmes numrit të matrikullit do të dimë adresën e saktë të secilës kafshë. Të dhëna këto që do të përdorën për numrin e kafshëve të cilat aktualisht gjinden në fermat e juaja, me qëllim të eliminimit të parregullsive, me rastin e aplikimit për përfitimin e subvencionimit dhe granteve Qeveritare.

Kjo fushatë do të ndihmoj në uljen e qarkullimit të kafshëve të pa regjistruara që konsiderohen si te kontrabanduara ku ne çdo kohe dhe vend do të konfiskohen. Të dhënat statistikore nga ne si autoritet do të përdoren për kontrollin dhe  eliminimin e sëmundjeve infektive të kafshëve.

Ftojmë të gjithë fermerët që të bashkëpunojnë me praktikat veterinare në terren, që veprojnë në komunat e juaja, të cilat janë të kontraktuara nga AUV për kryerjen e këtyre shërbimeve falas.

Regjistrimi i kafshëve bazohet në ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës ku ju si fermer blegtoral obligoheni për respektim. Përveç kësaj ju humbeni të drejtën për përfitim të shërbimeve shtetërore që ofrohen për ju.