Një ngarkesë me mish të falsifikuar ndalohet të hyj në Kosovë

Gjatë kontrollit të rregullt të Inspektoratit Veterinarë kufitarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është hasur në ngarkesë prej 20 tonë mish gjedhi të dyshimtë. Inspektori menjëherë ka ndaluar ngarkesën për të iu nënshtruar kontrollit të detajuar. Pas hulumtimeve të kryera është vërtetuar se dekleracionet e paketimeve kanë qen të falsifikuara dhe të ndërruara. Ashtu siç parashihet me ligjet ne fuqi, operatori i biznesit importues ka paraqitur kërkesë pranë AUV-së qe ti mundësohet asgjësimi. Sot nën monitorimin e Inspektorëve të AUV-së.  dhe Doganave të Kosovës është kryer i gjithë procesi i asgjësimit, brenda në terminal është shkatërruar  produkti me hedhje ne mikserin e mjeteve të pastrimit dhe pastaj është groposur ne deponin e mbeturinave të regjionit të Prizrenit.

Ngarkesa ka qëndruar e bllombuar derisa është realizuar gjurmueshmëri e plotë. Origjina e produktit sipas certifikatës ka qen nga shteti i Belgjikës ku edhe janë kontaktuar autoritetet belge përmes  Ambasadës se tyre në Kosovë të cilat menjëherë kanë dërguar ekspert për verifikimin ngarkesës. Ne bashkëpunim me ta është vërtetuar se janë bërë falsifikime dhe se ngarkesa duhet të shkatërrohet për të pamundësuar çfarëdo devijimi të mundshme nëse ajo kthehet.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bashkëpunim me autoritete e ushqimit të shumë vendeve të cilat eksportojnë ne Kosovë. Në ketë rast AUV falënderon për bashkëpunim autoritete belge, të cilat ndihmuan qe një ngarkesë me produkt jo të sigurt të mos arrijë deri tek qytetaret e vendit tonë.   Ne si autoritet sigurojmë të gjithë qytetaret se do të jemi të pa kompromis ndaj të gjithë atyre qe tentojnë të fusin produkte të dyshimta ne Kosovë. Secilit do ti konfiskohet produkti dhe  do të ndërmerren të gjitha masat tjera ligjore.