Ne ditën botërore kundër sëmundjes se tërbimit, AUV shpërndan fletëpalosje këshilluese për qytetaret

Me datë 28 shtator ne ditën botërore kundër sëmundjes se tërbimit Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve e përkrahur nga studentet e fakultetit të Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, shpërndan fletëpalosje me të dhëna lidhur me sëmundjen e tërbimit. AUV në pazë ta planit vjetor kryen vaksinime kundër sëmundjes se tërbimit të kafshët shtëpiake. Tani me përfitimin e një projekti të financuar nga bashkimi evropian kjo sëmundje është suke u luftuar edhe tek kafshët e egra përmes vaksinimeve nga ajri.

Në këtë ditë ne si autoritet kompetent kemi dashur qe të japim informata lidhur me kujdesin qe duhet kushtuar qytetareve gjatë kontaktit me kafshë. Me masat mbrojtëse qe ata duhen përdorur. Mbi simptomat qe karakterizojnë këtë sëmundje dhe informata tjera qe janë bazike dhe domosdoshmërish të njohura për të gjithë. Këto broshura janë shpërndarë në pikat me të frekuentuara të qytetit të Prishtinës.