Mbajtja e punëtorisë për Preventiven Kontrollin dhe Eradikimin e Sëmundjes Mortaja Klasike e Derrave

Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë , në bashkëpunim me projektin e financuar nga Komisioni Evropian EUDCE kanë bere organizimin e dy punëtorive me datën 28 Tetor 2011 dhe 01 Nëntor 2011 për Preventiven Kontrollin dhe Eradikimin e Sëmundjes Mortaja Klasike e Derrave, në regjionin e Pejës dhe Gjilanit, ku në këto punëtori kane marre pjese , inspektoret Veterinare te AUV-se , Veterineret privat te kontraktuar nga AUV-ja si dhe fermerët të cilët merren me mbarështimin e derrave , përfshire edhe fermerët e komunitetit serb ne komunën e Ranillug.

Objektivat e Punëtorisë :

  • Epidemiologjia e Mortajës Klasike të Derrave në shtetet e Ballkanit Përendimorë dhe Kosovë.
  • Menaxhimi dhe vlerësimi i rrezikut, parandalimi , kontrolli i sëmundjeve të derrave dhe mirëqeniesë së tyre.

Temat në këto punëtori kanë qenë :

  • Informimi i përgjithshëm për sëmundjen Mortaja Klasike e Derrave
  • Epidemiologjia e sëmundjes Mortaja Klasike e Derrave .
  • Menaxhimi dhe Mirëmbajtja e fermave te vogla të derrave.(ekonomitë familjare)
  • Menaxhimi i sëmundjeve tjera tek derrat
  • Shëndeti i derrave ,vaksinimi, identifikimi dhe regjistrimi i derrave .
  • Implementimi i mirëqenies së kafshëve në Kosovë .

Eksperte ligjërues kane qenë:

Dr Nicholas Taylor, Veterinary Epidemiologist, Veterinary Epidemiology and Economics Research Unit (VEERU), University of Reading

Dr. Christina Leeb, Animal Husbandry and Welfare Specialist (pigs), University of Natural Resources and Life Sciences, Vienna.

Dr. Chokrevski Slobodan. Faculty of Veterinary Medicine Skopje, dhe vendor:

DMV. Bafti Murati, Drejtor i Shëndetit dhe Mirqenjës se Kafshëve- AUV

DMV, Nol Kabashi, Shef i Mirqenjes se Kafshëve- AUV