Mbajtja e kafshëve shoqërues shtëpiake dhe regjistrimi i qenve me pronarë

Sot nën organizimin e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian u organizua punëtoria për praktika e mira dhe rregullimi ligjorë për mbajtje të kafshëve shoqërues shtëpiake, regjistrimi i qenve me pronarë dhe menaxhimin e qenve endacak. Me  pjesëmarrje të mbarështuesve të qenve, pronarët e dyqaneve të kafshëve shtëpiake, praktikat private veterinare, zyrtarët komunalë që merren me menaxhimin e qenve endacak, shoqërinë civile për mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së kafshëve, stafin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Ligjërues ishin ekspertë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe zyrtarët e AUV-së.

Si shumë të rëndësishëm ketë punëtori e vlerësoj Drejtori Ekzekutiv i AUV-së z. Flamur Kadriu, duke u shprehur se ti gjithë duke respektuar punën ekiporë duhet kryer obligimet sipas mandatit qe kemi. Zotimeve qe kemi bërë karshi Qeverisë dhe partnereve ndërkombëtare, se do ti japim kahje zgjidhjes se problemit me qentë endacak, duke u nisur nga rregullimi i çështje se qenve me pronarë si burim i shtimit të qenve endacak. Nga Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve të AUV-së, u prezantuan të arriturat e deritanishme qe kanë dalë qe nga hartimi i strategjisë bashkë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe organizatën për të drejtat e kafshëve, sidomos ndihma qe po vie nga ekspertët ndërkombëtarë të cilët me ekspertizën qe kanë po përgatisin agjendën e duhur për ndikim efektiv në menaxhimin me qentë.

Pjesë marrësin morën njohurit mbi kuadri legjislativ për DPM sipas Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve “Kodi i Shëndetit të Kafshëve  Kapitulli 7.7 – KONTROLLIMI I POPULLSISË SË QENVE TË RRUGËVE”. Kërkesat për strehimoret e kafshëve. Praktika më të mira për mbarështimin dhe shitjen e qenve të racës. Roli dhe detyrimet e veterinerëve zyrtarë në sigurimin e respektimit të akteve përkatëse, për mirëqenien e kafshëve dhe dispozitave ligjore në luftimin e shkeljeve të këtyre akteve. Fuqizimi i implementimit dhe zbatimi. Burimi i problemit të qenve endacak. Sa i madh është problemi i qenve endacak në Kosovë.

Braktisja e qenve dhe këlyshëve dhe ndeshkueshmerija për mospërputhje me kërkesat. Qasje e propozuar për të zgjidhur problemet e qenve endacakë. Roli i organizatave pjesëmarrëse në zgjidhjen e problemit të qenve endacak. Roli i autoriteteve qendrore, lokale dhe veterinare në adresimin e problemit. Strategjia e zhvilluar nga AVUK-u  me mbështetjen e ekipit të TA për të adresuar çështjen e qenve endacak. Nisja e implementimit dhe matja e efekteve në terren