Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë z. Gjinovci, priti në takim Ushtruesin e Detyrës së Shefit të Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Bernd Thran

Me datën 18/08/2016, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Dr. Valdet Gjinovci, priti në takim ushtruesin e Detyrës së  Shefin të Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Bernd Thran. Arsyeja e vizitës ishte njohja me punën dhe veprimtarinë e AUV-së.

Z. Gjinovci pasi shprehu nderin dhe mirënjohjen për vizitën në institucionin tonë, shpalosi një përmbledhje të shkurtë për punën dhe veprimtarinë e AUV-së. Ai tha se misioni jonë është të siguroj zbatimin e politikave dhe legjislacionit shtetëror në nivel të lartë të sigurisë ushqimore, përfshirë ushqimin e kafshëve, shëndetin e kafshëve, përkujdesjen ndaj kafshët, sigurinë e ushqimit me prejardhje bimore dhe shtazore në përputhje me standardet e BE-së. Ai me tutje shpjegoi asistencën e vazhdueshme të dhënë përmes projekteve të KE-së, në ngritjen e standardeve të sigurisë ushqimore, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, me theks të veçantë në fushën fitosanitare dhe veterinare.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka përfituar nga këto projekte të rëndësishme dhe një ndër t’a përmendim, projektin për ndërtimin e fabrikës së përpunimit të mbetjeve organike, projekt ky kapital i bashkfinancuar nga KE dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu z, Brand u njoftua mbi masat të cilat janë ndërmarrë nga AUV rreth situatës e shfaqjes së sëmundjes gungore të lëkurës të kafshëve e njohur si Lumpy Skin Disease, sëmundje kjo e cila ka prekur gjedhet në gjithe regjionin e Ballkanit.

Agjencia e Ushqimit dh Veterinarisë si autoritet për ruajtjen e shëndetit publik dhe shëndetit të kafshëve, ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në dispozicion dhe janë duke bërë gjithqka që është e mundur për të menaxhuar dhe tejkaluar situatën në terren.

Dr. Gjinovci dhe Z. Thran gjithashtu diskutuan bashkëpunimin mjaft pozitiv të AUV-së në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) të Kosovës si dhe bashkëpunimin me palën nga Beogradit në realizimin dhe implementimin e marrëveshjeve të dialogut, pasiqë ato kanë ndikim në veprimtarinë e AUV-së.

Në fund Z. Gjinovci e falënderoi z. Thran dhe EULEX-in,  për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ofruar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Z. Thran përgëzoi Dr. Gjinovci në progrresin mbresëlënës që kanë bërë për të zhvilluar AUV në një institucion publik, profesional dhe efektiv, në përputhshmëri me legjislacionin dhe standarde e BE-së që kanë të bëjnë me politikat  e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitarisë.

Pas këyre fjalimeve, Dr. Gjinovci e shoqëroi Z. Thran në vizitë në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë ku edhe u panë për afërmi me punën në praktikë e cila bëhej nga AUV.