21 Tetor 2016
Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci, gjatë vizitës në Ministrinë Austriake Federale të Shëndetësisë, Çështjeve të Grave, Ministrisë Federale të Bujqësisë, Pylltarisë, Mjedisit dhe Administrimit të Ujërave, u priti në takim nga homologu Austriak Dr. Ulrich Herzog, Drejtor i Shërbimit Veterinar të Austrisë, po ashtu së bashku vizituan Agjencinë Austriake për shëndet dhe siguri të Ushqimit ( AGES). Në takim ishin zyrtarët e lartë nga kjo Agjenci si Dr. Alois Leidwein dhe Dr. Hermann Schlidorfer.
Zyrtarët Austriak, shprehën gatishmërinë e institucionit të tyre për të mbështetur dhe bashkëpunuar përmes projekteve në fushat të cilat lidhen me shëndetin e kafshëve dhe sigurinë e ushqimit, në drejtim të arritjes së standardeve të BE-së, përmbushjes së objektivave për integrim.