Konfiskohen 25 krerë gjedhe të kontrabanduara

Sot me datë 22.10.2012 nga ana e policisë kufitare janë ndaluar 25 krerë gjedhe te cilat kanë qen duke u kontrabanduar nga territori i Republikës se Maqedonisë. Kjo ka ndodhur ne fshatin Drabesh komuna e Vitisë i cili ndodhet ne brezin kufitar me Maqedoninë.

Pas ndalimit të kafshëve nga ana e policisë te cilat ne momentin ndaljes kanë qen pa përcjellës (pa pronar), është njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se kafshët janë pa pronar dhe pa numër te identifikimit.

Ne këtë rast inspektorati veterinar ka marr vendim qe këto kafshë të konfiskohen dhe te dërgohen ne fermën e kontraktuar nga AUV e cila shfrytëzohet si karantinë deri ne kryerjen e proceduara sipas legjislacionit ne fuqi. Pas inspektimit të kryer ne karantinë është vërtetuar se kafshët janë ne gjendje te mirë shëndetësore, janë te racave dhe moshave te ndryshme. Po ashtu gjatë javës së kaluar janë konfiskuara 11 krerë kafshë te kontrabanduara nga Serbia dhe Maqedonia te cilat lëndë janë proceduar sipas Procedurave standarde te operimit për rastet e kafshëve te kontrabanduara e nxjerr dhe miratuar nga agjencionet ne kuadër te Menaxhimit te Integruar te Kufirit. Kjo PSO ka shënuar rezultate duke shkurtër kohen dhe procedurat e ekzekutimit te lendeve.

Të gjithë ata qe tentojnë te kalojnë ilegalisht kufirin apo të kontrabndojnë kafshë do tu bëhet konfiskimi i kafshëve dhe personat do te dërgohen para drejtësisë. Kontrabandimi i kafshëve paraqet rrezik për shëndetin e përgjithshëm publik, sepse ato mund te  jenë te sëmura dhe paraqesin rrezik te shpërndarjes se sëmundjes tek kafshët  nëse nuk i nënshtrohen kontrollit veterinar. Konsumimi i produkteve të këtyre kafshëve paraqet rrezik te lartë për njerëzit.