Konfirmimi i prezencës se aflatoksines ne disa lloje të qumështit në bazë te rezultateve nga laboratori i akredituar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës për shkak të sqarimit të opinionit publik lidhur me prezencën e aflatoksines në qumësht do ti publikojmë rezultatet përfundimtare të analizave qe janë kryer në një laborator referent të akredituar jashtë vendit. Deri me tani sasi të konsiderueshme të qumështit nga prodhues të ndryshëm kanë qen nen masën e ndalesës për konsum për shkak të dyshimit në prezencë të lartë të aflatoksinës. Tani përmes këtyre rezultateve nga laboratori i akredituar është nxjerrë vendimi përfundimtar për llojet e caktuara të qumështit të cilat do të lejohen për konsum në bazë të limiteve të vendosura nga Bashkimi Evropian që janë 0,05 mikrogram për litër e cila kërkohet në certifikatën për import të qumështit në Kosovë dhe e cila duhet të vërtetohet nga autoritete kompetente të vendeve të origjinës. Në bazë të dokumentacionit qe posedon produkti mbi gjendjen shëndetësore dhe rezultateve nga laboratorët e akredituar këto produkte konsiderohen të sigurta për konsum dhe nga sot lejohen për shitje në tregun e brendshëm.

Rezultate qe do të prezantohen si pozitive në bazë te emrit të produktit, vendit të origjinës, përqindjes se yndyrës, datës se skadencës, dhe emrit të prodhuesit janë te ndaluara për konsum. Për fatin e ketyre produkteve do të vendoset ne bazë te ligjeve në fuqi. Të gjitha rezultatet qe prezantohen si pozitive janë vërtetuar se kanë kaluar limitin 0.05 mikrogram për litër.

Rezultatet ne bazë të analizave përfundimtare nga laboratori i akredituar  në BE për Aflatoksinë
Nr    Emërtimi i Produktit    Rezultati    Vendi i origjinës
1    Dukat 2.8% DS.12.05.2013    Pozitiv    Bosnja
2    Dukat 0.5% DS.18.06.2013    Pozitiv
3    Dukat 3.8% DS.30.04.2013    Pozitiv
4    Dukat 3.8% DS.20.05.2013    Pozitiv
5    Zott 3.5% DS.10.06.2013    Pozitiv
6    Zott 2.8% DS.05.07.2013    Pozitiv
7    Zott 3.5% DS.25.06.2013    Pozitiv
8    Zott 3.5% DS.20.05.2013    Pozitiv
9    Gala Late 3.5% DS.03.082013    Pozitiv    Hungaria
10    Sole Ital 3.2% DS.25.06.2013 pije    Negativ
11    Bitolsko 3.2% DS. 14.06.2013    Negativ    Maqedonia
12    Meggle 3.2%  DS.23.06.2013    Negativ    Bosnja
13    Primalat 2.8% DS.27.06.2013    Negativ    Shqipëri
14    Dukat për kafe 3.8% DS.21.05.2013    Negativ    Bosnja
15    Primalat3.8% DS. 05.08.2013    Pozitiv    Shqipëri
16    Primalat3.5% DS. 28.07.2013    Pozitiv
17    Primalat 3.5% DS.01.07.2013    Pozitiv
18    Primalat 3.5% DS.21.06.2013    Pozitiv
19    Primalat 2.8% DS.29.06.2013    Pozitiv
20    Primalat 3.5 % DS. 01.08.2013    Pozitiv
21    Primalat 1.6% DS. 04.04.2013    Pozitiv
22    Primalat 1.5% DS.10.03.2013    Pozitiv
23    Primalat 3.5% DS. 25.07.2013    Pozitiv
24    Primalat 3.8% DS. 18.07.2013    Pozitiv
25    Primalat Ca+ 2.8% DS.24.06.2013    Pozitiv
26    Fast 3.5% DS. 03.06.2013    Pozitiv

Sqarim këto produkte nuk gjenden ne treg të brendshëm  janë të bllombuara dhe nen kontrollin AUV-së andaj qytetaret nuk kanë nevojë për shqetësim.

Fabrikave prodhuese të cilave produktet e tyre u kanë rezultuar pozitiv në aflatoksinë nuk do ta kenë të ndaluar eksportin në vendin tonë por të gjitha ngarkesat do ti nënshtrohen kontrollit të detajuar në kufij qe nënkupton se të gjitha do të mostrohen dhe vetëm ne kohen kur parametrat do të dalin brenda limiteve të lejuara për konsum do të lejohen të futen brenda vendit për tregtim. Produkti Meggle i cili në bazë te rezultatit të parë ka qen i dyshimtë për prezencë të aflatoksinës tani konsiderohet si i sigurte për konsum në bazë te rezultatit të superanalizës  përfundimtar negativ. Nga sot ky produktet lejohet për shitje në tregun e brendshëm dhe mund të blihet pa pasur dyshim. Po ashtu një seri e prodhimit të Primalat 2,8 % me datë kadence 27.06.2013  dhe Dukat për kafe 3.8% Ds.21.05.2013 të cilat kanë qen të dyshuara tani do të lejohen për konsum

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kërkon ndjesë nga publiku për shkak të vonesave që janë bërë për të komunikuar rezultatet përfundimtare. Kjo ka ardhë si shkak i natyrës komplekse qe kemi të bëjmë me analiza specifike qe paraqitet nevoja shumë rrallë për ti kryer e qe gjithmonë  kërkohen rezultate nga laboratori i akredituar. Për ti shmangur të gjitha mundësit e keqinterpretimeve kemi vendosur qe të gjitha ti bëjmë publike sepse edhe ligjet na obligojnë qe ti prezantojmë të gjitha rastet e dyshimit sepse kemi të bëjmë me jetën dhe shëndetin e qytetareve tanë. Shumica e rezultateve korrespondojnë me dyshimet e paraqitura me herët kjo argumenton se ne kemi ngritur kapacitet tona qe janë shumë te besueshme. Përmes kësaj pune qe është bërë deri me tani dëshmuam se ne si autorit me profesionalizëm dhe ne kohë menaxhuam gjithë problematikën e paraqitjes se Aflatoksinës ne Qumësht.

Qytetaret duhet ta ndjejnë veten të sigurte për produktet qe konsumojnë pasi gjatë gjithë kohës ne kontrollojmë ushqimin. Po ashtu në të gjitha rastet kur ka dyshime me kohë ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të pamundësuar qe ai produkte të vie ne tryezë të konsumatorit. Produktet në vendin tonë janë po aq të kontrolluara sikurse në vendet me të zhvilluara sepse kemi procedura dhe standarde te njëjta në raste te veçanta përdorim edhe laboratorët jashtë vendit vetëm qe gjithçka të jetë e sigurte përmes burimeve të sigurta.

Rezultatet e konfirmuara nga laboratori i BE-së do të komunikohen importueseve dhe  autoriteteve kompetente të vendeve të origjinës se qumështit.