Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës për shkak të sqarimit të opinionit publik lidhur me prezencën e aflatoksines në qumësht do ti publikojmë rezultatet përfundimtare të analizave qe janë kryer në një laborator referent të akredituar jashtë vendit. Deri me tani sasi të konsiderueshme të qumështit nga prodhues të ndryshëm kanë qen nen masën e ndalesës për konsum për shkak të dyshimit në prezencë të lartë të aflatoksinës. Tani përmes këtyre rezultateve nga laboratori i akredituar është nxjerrë vendimi përfundimtar për llojet e caktuara të qumështit të cilat do të lejohen për konsum në bazë të limiteve të vendosura nga Bashkimi Evropian që janë 0,05 mikrogram për litër e cila kërkohet në certifikatën për import të qumështit në Kosovë dhe e cila duhet të vërtetohet nga autoritete kompetente të vendeve të origjinës. Në bazë të dokumentacionit qe posedon produkti mbi gjendjen shëndetësore dhe rezultateve nga laboratorët e akredituar këto produkte konsiderohen të sigurta për konsum dhe nga sot lejohen për shitje në tregun e brendshëm.
Rezultate qe do të prezantohen si pozitive në bazë te emrit të produktit, vendit të origjinës, përqindjes se yndyrës, datës se skadencës, dhe emrit të prodhuesit janë te ndaluara për konsum. Për fatin e ketyre produkteve do të vendoset ne bazë te ligjeve në fuqi. Të gjitha rezultatet qe prezantohen si pozitive janë vërtetuar se kanë kaluar limitin 0.05 mikrogram për litër.
Rezultatet ne bazë të analizave përfundimtare nga laboratori i akredituar në BE për Aflatoksinë
Nr Emërtimi i Produktit Rezultati Vendi i origjinës
1 Dukat 2.8% DS.12.05.2013 Pozitiv Bosnja
2 Dukat 0.5% DS.18.06.2013 Pozitiv
3 Dukat 3.8% DS.30.04.2013 Pozitiv
4 Dukat 3.8% DS.20.05.2013 Pozitiv
5 Zott 3.5% DS.10.06.2013 Pozitiv
6 Zott 2.8% DS.05.07.2013 Pozitiv
7 Zott 3.5% DS.25.06.2013 Pozitiv
8 Zott 3.5% DS.20.05.2013 Pozitiv
9 Gala Late 3.5% DS.03.082013 Pozitiv Hungaria
10 Sole Ital 3.2% DS.25.06.2013 pije Negativ
11 Bitolsko 3.2% DS. 14.06.2013 Negativ Maqedonia
12 Meggle 3.2% DS.23.06.2013 Negativ Bosnja
13 Primalat 2.8% DS.27.06.2013 Negativ Shqipëri
14 Dukat për kafe 3.8% DS.21.05.2013 Negativ Bosnja
15 Primalat3.8% DS. 05.08.2013 Pozitiv Shqipëri
16 Primalat3.5% DS. 28.07.2013 Pozitiv
17 Primalat 3.5% DS.01.07.2013 Pozitiv
18 Primalat 3.5% DS.21.06.2013 Pozitiv
19 Primalat 2.8% DS.29.06.2013 Pozitiv
20 Primalat 3.5 % DS. 01.08.2013 Pozitiv
21 Primalat 1.6% DS. 04.04.2013 Pozitiv
22 Primalat 1.5% DS.10.03.2013 Pozitiv
23 Primalat 3.5% DS. 25.07.2013 Pozitiv
24 Primalat 3.8% DS. 18.07.2013 Pozitiv
25 Primalat Ca+ 2.8% DS.24.06.2013 Pozitiv
26 Fast 3.5% DS. 03.06.2013 Pozitiv
Sqarim këto produkte nuk gjenden ne treg të brendshëm janë të bllombuara dhe nen kontrollin AUV-së andaj qytetaret nuk kanë nevojë për shqetësim.
Fabrikave prodhuese të cilave produktet e tyre u kanë rezultuar pozitiv në aflatoksinë nuk do ta kenë të ndaluar eksportin në vendin tonë por të gjitha ngarkesat do ti nënshtrohen kontrollit të detajuar në kufij qe nënkupton se të gjitha do të mostrohen dhe vetëm ne kohen kur parametrat do të dalin brenda limiteve të lejuara për konsum do të lejohen të futen brenda vendit për tregtim. Produkti Meggle i cili në bazë te rezultatit të parë ka qen i dyshimtë për prezencë të aflatoksinës tani konsiderohet si i sigurte për konsum në bazë te rezultatit të superanalizës përfundimtar negativ. Nga sot ky produktet lejohet për shitje në tregun e brendshëm dhe mund të blihet pa pasur dyshim. Po ashtu një seri e prodhimit të Primalat 2,8 % me datë kadence 27.06.2013 dhe Dukat për kafe 3.8% Ds.21.05.2013 të cilat kanë qen të dyshuara tani do të lejohen për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kërkon ndjesë nga publiku për shkak të vonesave që janë bërë për të komunikuar rezultatet përfundimtare. Kjo ka ardhë si shkak i natyrës komplekse qe kemi të bëjmë me analiza specifike qe paraqitet nevoja shumë rrallë për ti kryer e qe gjithmonë kërkohen rezultate nga laboratori i akredituar. Për ti shmangur të gjitha mundësit e keqinterpretimeve kemi vendosur qe të gjitha ti bëjmë publike sepse edhe ligjet na obligojnë qe ti prezantojmë të gjitha rastet e dyshimit sepse kemi të bëjmë me jetën dhe shëndetin e qytetareve tanë. Shumica e rezultateve korrespondojnë me dyshimet e paraqitura me herët kjo argumenton se ne kemi ngritur kapacitet tona qe janë shumë te besueshme. Përmes kësaj pune qe është bërë deri me tani dëshmuam se ne si autorit me profesionalizëm dhe ne kohë menaxhuam gjithë problematikën e paraqitjes se Aflatoksinës ne Qumësht.
Qytetaret duhet ta ndjejnë veten të sigurte për produktet qe konsumojnë pasi gjatë gjithë kohës ne kontrollojmë ushqimin. Po ashtu në të gjitha rastet kur ka dyshime me kohë ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të pamundësuar qe ai produkte të vie ne tryezë të konsumatorit. Produktet në vendin tonë janë po aq të kontrolluara sikurse në vendet me të zhvilluara sepse kemi procedura dhe standarde te njëjta në raste te veçanta përdorim edhe laboratorët jashtë vendit vetëm qe gjithçka të jetë e sigurte përmes burimeve të sigurta.
Rezultatet e konfirmuara nga laboratori i BE-së do të komunikohen importueseve dhe autoriteteve kompetente të vendeve të origjinës se qumështit.