Me datë 14, 15 dhe 16 Maj 2018, në zyrë e AUV-së është mbajtur trajnim për “Jetëgjatësinë e produkteve ushqimore”. Në ketë trajnim kanë ligjëruar 2 ekspert nga Bashkimi Evropian, përkatësisht Republika e Irlandës. Ata kanë informuar mbi bazën ligjore dhe procedurat e kontrollit të produkteve të cilat aplikohen në BE, parametrat dhe faktorët që ndikojnë në jetëgjatësinë e produkteve ushqimore. Përgjegjësit e operatorëve të biznesit për caktimin e jetëgjatësisë së produkteve të tyre, pastaj analizat që duhet kryer për përcaktimin e jetëgjatësisë së një produkti etj.
Po ashtu në këtë trajnim eksperteve Irlandez u është prezantuar gjendja në Kosovë nga ana e inspektorëve sanitar të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë sa i përket bazës ligjore dhe proceduarave të kontrollit të cilat aplikohen për jetëgjatësi të produkteve ushqimore. Nga krahasimet të cilat janë nxjerr janë dhëne rekomandimet për përmirësimet qe duhet arritur me aplikimin e proceduarev që duhet marrë për përafrim me gjendjen e BE-së. Në shumë aspekte vetëm se jemi duke aplikuar të njëjtat masa ne ato kemi dallime janë mësuar përvojat e reja të cilat do të aplikohen tani e tutje nga mësimet e marra prej ekspertëve. Ngritjet profesionale të inspektorëve gjithmonë ndikojnë cilësi të kontrolleve.