Inspektorati Sanitar i AUV-së Zyra Regjionale në Prizren po vazhdon me izolim dhe karantanim të rasteve pozitiv me COVID 19

Sot Inspektorati Sanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarie, Zyra Regjionale në Prizren, lëshoj 3 vendime për familjet për karantinim dhe izolim,  ku përfshihen 11 persona qe kanë rezultuar pozitiv në COVID19 nga komunën e Suharekës, njëkohësisht në bashkëpunim me IKSHP identifikojnë edhe personat dhe familjet e kontaktit për mbyllje ne masa të njëjta. Ky inspektorat është duke vazhduar çdo dit punën ne tren për lëshimin e vendimeve për karantinim dhe izolim të personave të prekur nga COVID 19. Bazuar në Ligjin nr. 02/L-109 Për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, përmes të cilit përcaktohet masa ndaj personave të infektuar dhe kontakt me personat e infektuar. Izolimin e tyre deri në shërim nga sëmundja COVID 19.

Pas marrjes se informatës nga IKSHP, Inspektorët lëshojnë vendimet për personat fizik të infektuar dhe të kontaktit. Njëkohësisht njoftohet Policia për mbajtje nën monitorim të personave të lartcekur për zbatim të kushteve. Të gjithë qytetaret e prekur janë të obliguar në respektim të masave të caktuara për të ruajtur shëndetin e të afërmeve të tyre dhe ruajtjes se shëndetit publik. Personat njoftohen edhe me pasojat qe do të kenë ne mos respektim të urdhëresave me vendim. Ne jemi këtu qe bashkërisht si institucione të veprojmë sipas vendimeve dhe urdhëresave të qeverisë për luftim të sëmundjes infektive COVID 19. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka mobilizuar të gjithë inspektorët për veprim, me qellim të ruajtjes se shëndetit publik. Qytetar ne jemi ne shërbimin tuaj, ju respektoni urdhëresat tona sepse ato po vendosen për të mirën tuaj.