Inspektorati Sanitar i AUV-së urdhëroi dezinfektimin e lagjes Rome Terzimahall në Prizren

Si masë për parandalimin e përhapjes se sëmundjes COVID19, Inspektorati Sanitar i AUV-së, Zyra Regjionale Prizren, bashkë me deputetin përfaqësues të komunitetit Rom Albert Kinolli, sot monitoruan dezinfektimin e rrugëve dhe oborreve të kësaj lagje. Pasi qe brenda lagje është një rast pozitiv me COVID19 , lëvizja e tyre dalja e shpeshtë në rrugë dhe lëvizjet brenda lagjes janë vlerësuar se paraqesin rrezik për situatën. Si masë me e mirë për moment është paraparë dezinfektimi më i shpeshtë i këtyre hapësirave. Këtë radhë kompania e specializuar për dezinfektime Zona Park, ofrojë mbështetjen pa pagesë si pjesë e fushatës se tyre humanitarë për luftimin e sëmundjes COVID 19. Të cilët kanë kryer dezinfektime edhe brenda në shtëpitë e rasteve të personave të prekur me COVID 19.

Lagja dhe komuniteti janë duke u mbajtur në vëzhgim të vazhdueshëm nga përfaqësuesi i tyre dhe Inspektorati Sanitarë. Për një familje është ledhuar vendimi për izolim. Janë duke u in formuar nga afër mbi masat dhe vendimet qeveritare qe duhen respektuar dhe mjetet qe duhet përdorur për luftimin e sëmundjes. Ne si AUV do të veprojmë dhe mbështesim pa dallime. Luftimi i sëmundjes sot ka marrë përmasa globale dhe duhet të përfshihen të gjithë. Respektimi i masave është në të mirën e të gjithëve