Implementimi i planit të mbetjeve për vitin 2023 sipas rregullave të reja

Sot në objektin e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë nën udhëheqjen e sektorit të Mbetjeve u organizua takim me zyrtaret e projektit të transparencës dhe neutralitetit të mostrave. Me qellim të njoftimit me  planin e mbetjeve për vitin 2023. Për rritjen e efikasitetit në implementim sidomos ne sektorin e qumështit. Pa përjashtuar edhe fushat tjera. Po ashtu shefi i sektori të mbetjeve z. Festim Rexhepi i njoftoj të pranishmit edhe me standardet e reja për monitorim të zbatimit sipas rregullave të Komisionit Evropian. Metodologjinë për caktim të frekuencës se mostrimit dhe përfshirjen e substancave të reja.

Këtë vite plani i mbetjeve do të ndahet në komponentin mbi bazën e vlerësimit të rrezikut dhe mbi mostrimet e rastësishme  (marrje mostrave sipas rastit të pa planifikuar). Të gjitha këto sipas kritereve me të  reja te mostrimit të vendosura nga BE. Implementimi i  programit të  mbetjeve synon të marrë aprovim edhe nga Komisioni Evropian që do ti hapte rrugë  të eksportit të produkteve ushqimore. Po ashtu nga Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë z. Kujtim Uka i njoftoi mostruesit për rritjen e gamës se metodave të reja të analizave konfirmative dhe rritjen e grupeve të metodave testuese.

Të gjitha palët u dakorduan per vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm, rritjen e efikasitetit në punë me qellim të avancimit të sigurisë se ushqimore