Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), për pesë vite pune intensive në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian, përmes ekipit të asistencës teknike, ka përmbyllur me sukses projektin “Mbështetje për krijimin e programeve të mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve dhe përafrimin me Kapitullin 12 të acquis të BE-së”. Projekti ka filluar më 20 shtator 2021 me synimin për të forcuar sigurinë ushqimore, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve. Duke punuar në procesin e harmonizimit të legjislacionit të Kosovës sipas standardeve të Bashkimit Evropian në fushën veterinare, fitosanitare dhe të sigurisë ushqimore.
Projekti fillimisht ishte planifikuar për 84 aktivitete, për realizim brenda 36 muajve me rezultate konkrete. Në proces e sipër, falë angazhimit të përbashkët dhe identifikimit të nevojave shtesë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë zbatimit të tij janë shtuar aktivitete të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rezultateve të planifikuara në 141. Për të mundësuar realizimin e tyre, projekti është zgjatur deri më 30 qershor 2026. 141 rezultatet e planifikuara janë përfunduar dhe miratuar zyrtarisht nga AUV, duke shënuar një arritje të rëndësishme për sektorin e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të kafshëve në Kosovë.
Gjatë zbatimit të projektit janë arritur rezultate të rëndësishme në hartimin e dokumenteve strategjike për përafrimin me Kapitullin 12 të acquis të BE-së, harmonizimin e legjislacionit kombëtar, forcimin e sistemeve për monitorimin dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve, ngritjen e kapaciteteve laboratorike, përmirësimin e menaxhimit të nënprodukteve shtazore, promovimin e përdorimit të kujdesshëm të antibiotikëve, si dhe forcimin e kontrolleve zyrtare në mirëqenie të kafshëve. Projekti gjithashtu ka identifikuar nevojën për investime të mëtejshme në burime njerëzore, infrastrukturë dhe kapacitete laboratorike, në mënyrë që Kosova të vazhdojë rrugën drejt përmbushjes së plotë të kërkesave të Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë ushqimore, shëndetit veterinar dhe fitosanitar.
Përmbyllja e suksesshme e këtij projekti paraqet një moment të rëndësishëm për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe për gjithë sektorin agro-ushqimor në Kosovë. Duke krijuar baza të forta për avancimin e mëtejmë të standardeve, mbrojtjen e shëndetit publik dhe rritjen e mundësive për tregti dhe integrim evropian. AUV dëshmoj përkushtim institucional për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në avancimin e standardeve dhe kapaciteteve institucionale në vend.


Me respekt,
Lamir Thaçi
Zyrtar për Informim- Public Relations Officer
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë- Food and Veterinary Agency
Tel: +3833820038328
Cel:+38344539855
English
Serbian