Brenda fushëveprimit të Projektit të Binjakëzimit, Shefi i Departamentit për Mbrojtje të Bimëve në Shërbimin Shtetëror të Letonisë për Mbrojtje të Bimëve (SHSHLMB) z. Vents Ezers, Zëvendës Shefja e Departamentit për Karantinë Bimore znj. Agita Pence dhe Këshilltarja Rezidente e Binjakëzimit nga Shteti Anëtar znj. Linda Bucena në cilësinë e ekspertëve të binjakëzimit së bashku me Shefin e Sektorit të Inspektoratit Fitosanitar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë z. Ismet Fejzullahu vizituan fermën për kultivim të specit në Krushë të Madhe.
Sipas aktivitetit 2.3 “Asistim në sektorin fitosanitar për zbatimin e sistemit efikas për mbrojtje të bimëve – Produktet për Mbrojtjen e Bimëve (PMB), biseda me fermerin z. Jahja Hoti, kultivues i specit dhe kryetarin e fshatit z. Selami Hoti përshiu pikët vijuese me ndikim në cilesinë e specit për sezonën 2018:
– Kushtet e favorshme për zhvillimin e sëmundjeve gjatë sezonës së kultivimit: të rreshurat e shpeshta, erërat dhe stuhitë;
– Shtrirja e antraknozës së specit;
– Cilësia dhe origjina e farës së specit si dhe rëndësia e trajtimit të asaj;
– Qarkullimi bimor si një ndër masat me efikase në parandalimin e shpërndarjes së organizmave të dëmshëm në fushat me spec;
– Qasja në këshilla për qarkullim bimor dhe telashet potenciale;
– Zgjedhja e Produkteve për Mbrojtje të Bimëve (PMB), rëndësia e leximit të etiketave të tyre, çështjet kohore lidhur me përdorimin e tyre si dhe periudha e skadimit;
– Çështja e rëndësishme e sigurisë së ushqimit për periudhën para vjeljes (koha e pritjes në mes të përdorimit të PMB dhe vjeljes);
– Masat për t’u ndërmarrë pas vjeljes së specit.