Drejtori Ekzekutiv i AUV-së z. Kadriu priti në takim Kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë-Republika e Maqedonisë së Veriut z. Nikola Babovski

Të Premten me datë 08.07.2022 në ambientet e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Drejtori Ekzekutiv z. Flamur Kadriu priti në takim z. Nikola Babovski nga autoriteti i Republikës se Maqedonisë se Veriut. Ku përveç natyrës se takimit miqësor-fqinjësor u diskutuan edhe tema për rritjen e vazhdueshme të bashkëpunimit ndërkufitare për ruajtjen e shëndetit të kafshëve përmes luftimit të sëmundjeve ngjitëse. Si dhe lehtësirat për bizneset prodhuese dhe tregtuese ushqimore në tregtimin e produkteve mes dy vendeve.

Z. Flamur Kadriu pas fjalëve të mirëseardhjes, u shpreh se: takimet tona fqinjësore si ky duhet shpeshtohen. Ne përveç se do të krijojmë lehtësira për bizneset tona në tregtimin e mallrave mes dy vendeve, njëkohësisht rritja e bashkëpunimit do të forcojë edhe me shumë besimin e ndërsjellë të qytetarëve tonë si konsumatorë. Përveç bashkëpunimeve qe jemi duke i kultivuar tani, ne duhet të zgjerojmë fushat mbështetëse të sektorëve tona veterinare dhe të kontrollit ushqimorë. Koordinimet në veprime, shkëmbimi i informatave do të intensifikohen. Të dyja vendet do të punojmë për të dëshmuar se ne dimë fillimisht të bashkëpunojmë fqinjësisht pastaj kjo na jep kredenciale të forta për bashkëpunim edhe me të gjerë.

Përveç takimeve zyrtare nga drejtuesit e autoriteteve, komisionet për aporovime kanë vazhduar punën në dhënin e lejimeve për eksporte mes dy vendeve. Për operatorët ekonomik të prodhimeve dhe tregtimeve të produkteve me origjinë shtazore.