Dr. Gjinovci qëndroi për vizitë zyrtare në Letoni

Me ftesë të Shërbimit Shtetërorë të Mbrojtjes se Bimëve të Letonisë, Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së Dr. Valdet Gjinovci qëndroi për vizitë zyrtare në shtetin Baltik të Letonisë. Ai u pritë nga nikoqirja: Drejtoresha e Përgjithshme Znj. Kristine e cila i urojë mirëseardhje dhe shprehu gatishmërinë për ta mbështetur autoritetin tonë në të gjitha fushat e kontrollit të shëndetit të bimëve, ku përveç projektit të cilin jemi duke e zhvilluar se bashku të financuar nga BE, Lifanova premtoi se bashkëpunimi nuk do të ndalet, do të jenë mbështetës në procesin tonë integrues në plotësimin e kritereve në fushën e mbrojtjes se bimëve.

Dr Gjinovci shfrytëzoi ketë udhëtim zyrtarë për të takuar edhe drejtuesit e Autoritetit të Ushqimit dhe Veterinarisë së Letonisë për të marrë mbështetjen në mundësin e shkëmbimit të përvojave në fushën e kontrollit të ushqimit dhe shëndetit të kafshëve. Përveç takimeve qe kishin pasur nga e kaluara në trajnime dhe vizita studimore të inspektorëve tanë ata i dhanë premtime se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të jenë të gatshëm ta ndihmojnë autoritetin tonë në fushat për të cilat ka nevojë për të ngritur kapacitete tona të kontrollit.

Një vizitë tjetër shumë e rëndësishme ishte edhe ajo në Institutin e Sigurisë Ushqimore Shëndetit të Kafshëve dhe Ambientit  BIOR ku u prit nga drejtori i këtij instituti Dr. Aivars Bērziņš i cili e njoftoi me punën qe kryen ky laborator në një gamë të gjer të analizave me mbi 300 metoda të akredituara të testimeve. Dr Gjinovci e pyeti për mundësinë e bashkëpunimit për kryerjen e llojeve të testimeve laboratorike të cilat nuk mund të kryhen në vendin tonë. Ata bashkërisht ranë dakord qe të realizojnë takime tjera për të nisur punë të përbashkëta në fushat e hulumtimeve dhe testeve laboratorike.

Nën përcjelljen e  Drejtoreshës se Përgjithshme Znj. Kristine Lifanova nga Shërbimi Shtetërorë Mbrojtjes se Bimëve të Letonisë dhe shoqërimin e përfaqësuesit nga Zyra e BE-së në Kosovë z. Arton Osmani, zhvilluan vizita në teren për të parë nga afër kontrollin e bizneseve qe merren me produkte të bimëve. Të gjithë se bashku e vlerësuan si shumë të suksesshme ketë vizitë për të rritur bashkëpunimin në fushat të cilat vendi ynë ka nevojë. Nën mbështetjen e BE-së do të nisin edhe projekte të reja për të forcuar autoritetin tonë në fusha të ndryshme dhe për ta përgatitur në fazat e ardhshme integruese drejt BE-së