Demonstrimi i veprimeve në raste të shpërthimit të gripit të Shpezëve Avian Influnca

Nga ligjëratat teorike të zhvilluara në ditën e parë të takimit përmes projektit ‘’Masat rajonale për çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve në Ballkanin Perëndimorë’’. Sot u demonstruan aftësitë praktike të veprimeve në raste të shpërthimit të sëmundjes Avian influenca. Duke u përfshirë në simulim të gjithë mekanizmat e autoritetit. Drejtoria e Shëndetit të Kafshëve, Inspektorati Veterinarë, zyrtaret nga laboratori të cilët bëjnë testimin e mostrave për detektim të llojit të sëmundjes dhe tipizimin.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në prezencë të zyrtarëve nga Shërbimi Veterinarë i Shqipërisë  dhe ekspertë nga vendet e Bashkimit Evropian hapat qe ndjek në rastet e dyshimit të shpërthimit të sëmundjes se gripit të shpezëve Avian Influnca. Nga hapi i parë i lajmërimit nga fermeri, përmes veterinarit të zonës. Ngritjen e alarmit dhe nisjen e procesit të hulumtimit diagnostik deri të rezultati laboratorik dhe hapat tjerë për menaxhim të situatës.

AUV dëshmoje qe është mirë e përgatitur për reagim në situata të shpërthimit të sëmundjes. gjë të cilën e ka dëshmuar edhe gjatë viti 2021 duke menaxhuar mirë me situatën reale të shpërthimit të sëmundjes në vendin tonë. Të gjitha veprimet ishin në harmoni me praktikat e mira të veprimit për parandalim të përhapjes se sëmundjes. nga hapi i parë i lajmërimit diganostifikimit deri tek procedurat e asgjësimit dhe caktimi i zonave karantine. Si autoritet ne vazhdimësi do të punojmë ngushtë me autoritete tjera relevante për të forcuar kapacitete dhe zhvilluar me njohuri të reja të veprimit. Shëndeti i kafshëve si burim i shëndetit publikë ne vend do të jetë vazhdimisht mirë i menaxhuar qe të kemi siguri me të lartë shëndetësore të përgjithshme.