Delegacioni nga Kosova merr pjesë në Panairin Bujqësor në Paris

Drejtori Ekzekutivë i AUV-së z. Bekim Hoxha bashkë me Ministrin e Bujqësisë pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci janë duke marrë pjesë në edicionin e 60-të të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor të Parisit (Salon International de l’Agriculture – SIA). Ku si temë boshte e diskutimit mes autoriteteve pjesëmarrëse u vendos: “Ndryshimet klimatike dhe kushtet sanitare për blegtorinë”. Në të cilën u debatua mbi zhvillimet për të ardhmen e qëndrueshme ekonomike bujqësore, gjithmonë duke respektuar kushtet higjiene sanitare për ushqime të sigurta për konsum.

Drejtuesit e MBPZHR dhe AUV vizituan Ekspozitën Ndërkombëtare Bujqësore, e cila shërbeu si mundësi për të ngritur bashkëpunime të mundshme ndërkombëtare në fushën e bujqësisë sigurisë ushqimore, shëndetit të kafshëve dhe bimëve. Kishte edhe takime miqësore me udhëheqësit e autoriteteve të shteteve mike të Kosovës. Nga të cilat u premtua angazhim për ndihmë vendit tonë, në aspiratat integruese në mekanizmat ndërkombëtare të bujqësisë dhe ushqimit. Kosova ka shënuar hapa përparimi në ngritjen e kapaciteteve prodhuese ushqimore. Andaj është e domosdoshme hapja e dyerve për eksport të të gjitha produkteve. Njëjtë sikurse janë duke u ekspertuar produktet me origjinë bimore në shumë vende të botës. Gjithmonë të shoqëruara me certifikata shëndetësore. Të lëshuara nga AUV dhe të pranuara nga autoritetet e vendeve ku konsumatorët pëlqejnë shijet e produkteve made in Kosova .