Caritas i dhuron LUVK-së pajisje për testim të mjaltit

Sot është mbajtur  ceremonia  pranim dorëzimit të pajisjeve laboratorike donacion nga Caritas-i Zviceran. Ata i dhuruan Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës  një  fotometër  dhe një mikroskop si dhe  atlasin e llojeve te polenit bashkë me  standardet e testimit. Këto pajisje dhe dokumente do të ofrojnë mundësinë qe LUVK , të beje testimin e parametrave të cilësisë mjaltit, të cilët kërkohen nga  Bashkimi Evropian. Do të jetë një ndihmesë e madh për kontrollin zyrtar të mjaltës dhe për fermerët të cilët merren me bletari.

Në ceremoninë e pranim dorëzimit të pajisjeve laboratorike mori pjesë  Znj. Vera Haag Arbenz – Drejtoresha e Caritasit Zviceran në Kosovë bashkë me stafin lokal të organizatës,të cilët u pritën  nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë Dr. Valdet Gjinovci dhe Drejtori i LUV-së Kujtim Uka. Të dy udhëheqësit e institucioneve përfituese ishin falënderues për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Caritas-it Zviceran. Me an të  këtyre pajisjeve vendi ynë ngritë kapacitete teknike për testime laboratorike të mjaltit në metodat të cilat janë kriter i kontrollit të sigurisë dhe kualitetit të mjaltit . Vlera e donacionit ishte 25,000 euro.

Drejtoresha e Caritasit dhe Kryeshefi Ekzekutiv , u pajtuan qe bashkëpunimi ne mes dy organizatave të rritet, ka shumë fusha në të cilat mundë të zhvillohet tutje AUV. Rritja e kapaciteteve laboratorike të testimit të produkteve ushqimore ndikon në rritje të nivelit të kontrollit dhe sigurisë ushqimorë për konsumatorët vendas dhe atyre ku shteti ynë eksporton. Fermerët vendas që merren me kultivimin e bletëve tani kanë mundësin qe disa nga testet laboratorike ti kryejnë brenda vendit dhe me kosto shumë me të ulët.