Bamir Topi viziton Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës

Sot në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës qëndroi për vizitë  Prof. Dr. Bamir Topi,  ish President i Shqipërisë. Si profesionist i fushës së Veterinarisë dhe Ushqimit i bëri vizitë autoritet tonë më të lartë për kontrollin e ushqimit dhe të shëndetit të kafshëve. Ai u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv Dr. Valdet Gjinovci dhe stafi tjetër udhëheqës i institucionit.

Dr. Gjinovci fillimisht i uroj mirëseardhje ish-Presidentit z. Topit njëherit profesor e akademik i nderuar. Z. Gjinovci falënderoi gatishmërinë e tij për vizitë, “ për ne është nder i madh që një figurë e dimensionit tuaj vjen këtu për të parë punën tonë për të n’a dhënë një vlerësim profesional e politikë mbi të arriturat dhe ngecjet tona”. Për më tepër z. Gjinovci kujtoi kohën edhe si student i juaji, ku ruan shumë kujtime dhe emocione nga ajo kohë, andaj ju do mbeteni gjithmonë njeriu mik i Kosovës dhe mik i studentëve tuaj.

“Jam krenarë që jam këtu. Ashtu siç e dëshironte babi im. Në Kosovën e lirë, mes vëllezërve të mi”, u shpreh Dr. Topi në fjalimin që mbajti para zyrtarëve të AUV-së. Ndihem krenar që gjendem në mesin tuaj,  disa nga ju studentë të mi, studentë këta që kanë arritur gradë shkencore. Për më tepër ai u shpreh i mahnitur në sigurimin e infrastrukturës, gjë që dëshmon shembull për rajon dhe njeherit kujdesin e veçantë për mbrojtjen e shëndetit publik.

Dr. Topi vizitoi gjithë ambientet e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë  duke përfshi edhe dy objektet e laboratorit atë të Ushqimit dhe Veterinarisë, ku për së afërmi u njoh me punën specifike mbi llojet analizave që kryhen dhe metodat që përdoren. Si profesionist i fushës, interesohej në detaje për zhvillimet e fundit të laboratorit për synimet dhe avancimet që janë duke ndodhur.

Investimet që ka bërë Qeveria e Republikës së Kosovës në blerje të pajisjeve më të sofistikuara të prodhimeve të fundit që të gjitha kapin një kosto të lartë, por që garantojnë rezultatet të sakta dhe të shpejta.
Atëherë me këto pajisje laboratorike që ju keni në dispozicion, me këtë staf profesional të avancuar, kam besim të plotë se do të bëni më të mirën për qytetar e vendit. Andaj ju jeni në drejtimin e duhur, i’u këshilloj në vazhdimin e përmbushjes së objektivave me qëllim të ruajtjes shëndetit publik të vendit, përfundoi z. Topi.