AUV shënon ditën botërore kundër tërbimit

28 Shtatori është datë e shënuar globalisht si Dita Botërore e Tërbimit, e nisur që në vitin 2007, për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës rreth sëmundjes infektive më vdekjeprurëse në botë. Shënimi i saj ka për synim shtimin e vëmendjes për parandalimin dhe kontrollin e kësaj sëmundje. Është një mundësi për të reflektuar të gjithë, nga institucionet e vendit dhe qytetarët se si sëmundja e Tërbimi mund të ndikon në shëndetin dhe jetën e komunitetit tuaj dhe komuniteteve tjera në mbarë botën. AUV për nderë të kësaj dite do të organizoj aktivitete nëpër qendra të Kosovës në bashkëpunim më Odën e Veterinarëve të Kosovës. Organizimi kryesor do të mbahet në sheshin e Prishtinës, ku do të bëhet shpërndarja e broshurave dhe infomacioneve tjera rreth sëmundjes së Tërbimit. Po ashtu në secilën ambulancë veterinare të licencuar, vaksinimi i qenve kundër sëmundjes së tërbimit do të bëhet falas.

Tërbimi është ende i pranishëm në shumë vende të botës, ku gjendet kryesisht në kafshë të egra. Për shkak të vaksinimeve të rregullta tek kafshët e egra por edhe tek qentë endacak dhe me pronar, sëmundja e tërbimit aktualisht nuk është prezentë në vendin ton. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten, familjen dhe kafshët tuaja shtëpiake është që t’i vaksinoni çdo vit qentë dhe macet tuaja kundër tërbimit.  Sipas Organizatës ndërkombëtare për Sëmundjet e kafshëve – OIE, sëmundja e Tërbimi është e parandalueshme 100%, nëse bëhet vaksinimi i rregullt i kafshëve.

Në mbarë botën, çdo vit vdesin rreth 60,000 njerëz nga kjo sëmundja. Dita Botërore e tërbimit është një mundësi për të mbajtur vëmendjen aktive mbi përpjekjet e autorietetit për të kontrolluar këtë sëmundje vdekjeprurëse dhe për t’i kujtuar qytetareve se lufta kundër tërbimit nuk ka përfunduar ende. Organizatat kryesore shëndetësore botërore duke përfshirë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), Organizatën Botërore për Shëndetin e Kafshëve – OIE dhe Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara ( FAO) po punojnë së bashku që deri në vitin 2030 të parandalojnë vdekjet e njerëzve nga sëmundja e tërbimi që shkaktohet nga kafshimi i qenve.