AUV refuzon importin e 27 tonëve misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në kuadër të kontrolleve të shtuara për sigurinë ushqimore. Në një ngarkesë me misër është konstatuar prezencës aflatoksinës mbi limitet e lejuara. Menjëherë është nxjerrë vendim për refuzimin e importit të ngarkesës me sasi 27,000 kilogramëve misër merkantil me origjinë nga Serbia. Importuar nga operatori ekonomik IDEAL GROUP SH.P.K.
Analizat laboratorike kanë konstatuar praninë e aflatoksinës në nivel prej 33 µg/kg, mbi kufirin e lejuar prej 20 µg/kg. Rezultati është konfirmuar përmes superanalizës së realizuar nga laboratori referent në Austri. Në bazë të këtyre rezultateve, AUV ka urdhëruar refuzimin e importit dhe kthimin e të gjithë sasisë në vendin e origjinës.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e përkushtuar ndaj kontrolleve rigoroze të importeve, mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të hyrjes në tregun e Kosovës të produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë ushqimore.
Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë, me tolerancë zero ndaj produkteve që tejkalojnë kufijtë e lejuar të substancave të dëmshme.