AUV merr mbështetje për rritje të kapaciteteve laboratorike të analizave të ushqimit dhe sëmundje të kafshëve

Sot  Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e vizitoj Drejtori i Institutit Zooprofilato Sperimentale Dr Giorgio Varisco,  për tu njohur për se afërmi me mundësit e bashkëpunimit dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë.

Mirëseardhje i uruan Kryeshefi Ekzekutiv dr. Valdet Gjinovci dhe Zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv Mr. Naser Krasniqi. Fillimisht ata falënderuan për mbështetjen qa kanë marrë nga Instituti shumë  profesional dhe i njohur ,,Bruno Ubertini,, ne Bresha të Italisë. I cili na ka  mbështetur me kryerje të analizave të mostrave për Aflatoksin. Mbështetje kjo qe ka qen vendimtare për të menaxhuar ne kohë reale të gjithë  fluksin e mostrave të dërguar, por ne të njëjtën kohë  duke dërguar edhe ekspertë për të trajnuar dhe aftësuar stafin tonë për të kryer analizat edhe ne laborator të AUV-së. Prej këtij momenti ne kemi iniciuar dhe kemi nënshkruar edhe një kontratë marrëveshje për të kryer analiza ne parametrat të cilët nuk kemi kapacitete apo metoda të zhvilluara por edhe ne rastet kur kërkohen teste konfirmative sidomos për produktet e importuara ne vendin tonë.

Me tutje Dr. Gjinovci shtoi se ne do të vazhdojmë bashkëpunimin për të arritur qe të aftësojmë stafin tonë i cili është i ri dhe mirë i kualifikuar por qe ka nevojë për trajnime duke zgjeruar kapacitetet tona qe të analizojmë sa me shumë mostra ne kohë sa me të shkurtër dhe me metoda me të sakta. Jam i bindur qe me ndihmën tuaj ne do avancojmë ne sigurinë ushqimore dhe ruajtjen e shëndetit të kafshëve.

Dr. Giorgio Varisco i shoqëruar nga Claudio Bompard koordinator i bashkëpunimit dhe projekteve.  Zhvilluan takim të përbashkëta edhe  me stafin drejtues të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë për tu njohur me politikat dhe planet e sektorëve për siguri ushqimore dhe ruajtje të shëndetit të kafshëve. Ata diskutuan dhe u përgjigjen ne shumë pyetje lidhur me hartimin e planeve nacionale sa me efektive për të nxjerr rezultate sa me të mira përmes mostrave kampion të testuara. Ata vizituan edhe Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë për tu njohur me kapacitetet teknike dhe njerëzore qe posedon.

Dr Varisco pas vizitës qe i bëri Laboratorit u shpreh. Laboratori është mirë i strukturuar dhe posedon pajisje shumë të avancuara dhe moderne me të cilat mund të zhvillohen shum metoda të analizave ne shumë fusha. Pash qe personeli është i ri i kualifikuar dhe ka vullnet për punë. Ne të ardhmen me trajnime dhe zhvillim të metodave ka mundësi qe të bëhet edhe me shumë. Nga rezultatet qe nxjerrë ky laborator mund të bëhet identifikimi i rrezikut dhe i pikave kritike të cilat duhet të futen ne plane nacionale të monitorimit. Ai tha se ne do të vazhdojmë me kryerjen e analizave konfirmative  të mostrave qe dërgon autoriteti juaj sipas kontratës qe ne kemi. Ne të ardhmen ne do të ju mbështesim qe ato analiza do të mundë të kryhen  edhe ne vendin tuaj në këtë laborator. Sot i identifikova shumë fusha qe ju mund të zhvilloni analiza ketu

Mbështetja qe është duke i dhënë shteti i Italisë përmes instituteve dhe autoritete të veta Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës është duke ndikuar në rritje të kapaciteteve institucionale vendore. Por në të njëjtën kohë është duke kontribuar edhe ne ruajtje të shëndetit të qytetareve përmes analizave të produkteve ushqimore. Qytetaret e Kosovës konsumojnë produkte të kontrolluara mirë dhe të analizuara nga laboratorë të njohur ndërkombëtarisht.