Autoritet e Ushqimit të Kosovës dhe Shqipërisë u dakorduan për largim të gjitha barrierave për tregtim të mallrave ushqimore mes dy vendeve

Sot ne Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës, u mbajt takim i përbashkët mes Institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë qe merre me kontroll të ushqimit. Të ftuar ishin  Oda Ekonomike  dhe përfaqësuesit e bizneseve ushqimore të Kosovës.

Ky takim u mbajte ne vazhdën e takimeve të me hershme mes dy qeverive të dy shteteve mbi synimet për të rritur nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve me theks të veçante ne fushën e ekonomisë. Delegacionin e Shqipërisë të kryesuar nga Zëvendësministri  i Bujqësisë z. Alban Zusi dhe  Drejtorin e Përgjithshëm  të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit  z. Afrim Bakaj. I priti Dr Valdet Gjinovci Kryeshef Ekzekutiv i AUV- së.

Fillimisht Dr Gjinovci u urojë mirëseardhje drejtuesve të institucioneve shqiptare. I falënderoj për nismën e mbarë të bashkëpunimit me dy vendeve tona fqinje dhe vëllazërore. U shpreh i bindur se pas këtij takimi dhe vizitave të përbashkëta qe do ju bëjmë bizneseve Kosovare do mësojmë të gjitha shqetësimet e tyre. Ku do të ulemi se bashku qe ti analizojmë me kujdes dhe ti zgjidhim ato ne të mirë të përbashkët.

Me tutje z. Gjinovci shtoj se të gjitha obligimet qe dalin për ne si autoritet në plotësim të kushteve dhe kritereve qe kërkohen për tregtim të lirë, të hapur pa barriera do ti kryejmë në kohë reale. Nga tani e tutje nuk do të kemi asnjëherë vështërsi të bizneseve të cilat i patëm ne të kaluarën. Rruga e kombit tani qe është ndërtuar duhet të jetë e mbushur me maune të cilat do të kalojnë në dy drejtime. Jam i bindur qe shumë shpejt vendet tona do të konsiderohen si një treg i përbashkët.

Zëvendësministri  i Shqipërisë Zusi u shpreh i lumtur për pritjen dhe vullnetin e palës kosovare për bashkëpunim. Ai tha së është qëndrim i Kryeministrave të dy qeverive qe ne bashkërisht do të rregullojmë të gjitha qeshtjet e nevojshme qe të ndjehemi si një vend i vetëm në ekonomi. Jam sot këtu bashkë me stafin tim udhëheqës nga të gjitha fushat qe mbulojmë ne. Bashkërisht me homologët tanë të përafrojmë dhe të harmonizojmë të gjitha procedurat e kontrollit kufitar.

Do të harmonizojmë të gjitha ligjet apo rregulloret qe paraqesin veshtërsi për bashkëpunim. Të gjitha lejet e importit dhe të gjitha rezultatet laboratorike qe lëshohen do të jenë të një standardi. Ku do të njihen reciprokisht. Ne jemi një popull jemi vëllezër ashtu do jemi edhe ne ekonomi. Asnjë masë monetare apo burokratike nuk do të ekzistojë. Asnjë politikë proteksioniste në asnjë kohë nuk do të ketë për mallrat e prodhuesve Kosovar. Ky delegacion ndodhet sot ketu me porosi dhe nen kujdesin e drejtperdrejte te Ministrit Panariti për  të marrë të gjithë informatat qe na  duhen, do te mbajme  shenime dhe ne kohë shumë të shkurtër, shumë muaj me se largu deri ne fund të vitit do jemi perseri sebashku per te komunikuar zgjidhjen e tyre.

Do të habiteni me të gjitha  lehtësirat qe do i krijojmë biznesit pa kompromentuar sigurinë ushqimore te konsumatorit.
Përfaqësuesit e bizneseve të cilët eksportojnë produkte bashkë me përfaqësuesin e Odës Ekonomike të Kosovës. Paraqiten para udhëheqësve të institucioneve të gjitha problemet qe kanë ndodhur ne të kaluar. Po ashtu i njoftuan me barrierat qe ende vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Mbi veshtersit qe po paraqesin mos njohja e certifikatave sanitare dhe aty te rezultateve të analizave. Po ashtu kërkuan nga Autoritete Shqiptare shfuqizimin e rregullores e cila e pengon tregtimin e qumështit dhe produkteve nga qumështi të Kosovës qe po sjell një ngërç për qarkullim të këtyre produkteve.

Ku edhe janë duke u dëmtuar prodhuesit kosovarë sepse janë krijuar stoqet e mëdha si shkak i kësaj ndalese. Të gjitha sugjerimet, vërejtjet dhe propozimet u dëgjuan me kujdes. Dhanë premtime se brenda ditësh shumica nga këto probleme nuk do ekzistojnë produktet e Kosovës do të jenë edhe të Shqipërisë do ta kenë trajtimin e njëjtë.

Të dy autoritet zhvilluan edhe takime ne nivel të grupeve të ekspertëve për thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat ku mund ta ndihmojnë dhe do ta ndihmojnë njëra tjetrën këto do merren edhe si obligime.

Ka hapësira ku e plotësojnë njëra tjetrën duke adaptuar ligjet dhe rregulloret dhe përafruar me njëra tjetrën. Do të bashkëpunohet edhe me laboratorë për kryerjen e analizave në metodologjitë qe janë te zhvilluara dhe akredituara. Se shpejti do të ketë edhe marrëveshje kontraktuare si laboratorë referente. Ne këtë mënyrë do të rritet niveli i kontrollit të produkteve ushqimore për konsumatoret e të dyja vendeve si qellim primar